Thursday, 16 July 2015

FITOTERAPIA TI KTHEHEMI NATYRËS

FITOTERAPIA

TI KTHEHEMI NATYRËS

fitoterapia
Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i së cilës del një lëng i bardhë qumështor. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Rrënjët i ka të trasha dhe boshtore, me ngjyrë të verdhë dhe të kaftë, të futura thellë në dhe. Lulet janë me ngjyrë të verdhë që e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Luleshurdha gjethet i ka të çara dhe të radhitura në formë rozete...
  Ju dhemb dhëmbi'? Apo ndoshta fyti, koka, ndoshta jeni ftohur! Ju mundon pagjumësia, kolli? Të gjithë flenë, ju shoqëron vetëm "Mjellma", dhe të supozojmë se mu në këto çaste shpresoni se do të gjeni diçka për sëmundjen tuaj. Dhe ja... e gjetët! Por nga bimët e duhura (të cilat ndoshta në kopsht i keni pasur tërë verën e në shtëpi keni ato që më së paku, apo fare nuk nevojiten; çajin e rusit... dhe mendoni tërë vera më kaloi, pa e mbledhur një bimë të vetme, ashtu në mendime nuk mund të gjeni as andoll, kafetin, aspirin... mos u brengosni. Nëse as këto nuk i keni është shumë mirë. Ju mbetet vetëm që disi ta kaloni natën, ndërsa në mëngjes (atëherë kur barnatorja ende "fenë" nën dry) ju pret natyra (e cila gjithnjë është e zgjuar), e në natyrë: angelika, ftoi, murrizi,. kallami, kaliba (arnika e malit), spinëra, dëllinja, hithi, kalendula mjekësore, luleshurdha, boronica (qershiza), mullaga e bardhë, shtogu, majdanozi, valeriana, molla e egër, gështenja, lajthia, kaça, gjethe delli, nevestra (ononis spinosa), sanëza (gentiana lutea), sherpi, kopra e rëndomtë, etj. Dhe ende pa u hapur mirë dera e barnatores, nëse tashmë ndodheni ne përqafimin e natyrës, lehtë do të vëreni se gjysma e sëmundjes suaj u avullua diku, ndiheni më të freskët në ajrin e pastër, dhe jo vetëm që ashtu ju duket, por me të vërtetë rilindeni. Ndërsa ata që megjithatë vendosin të presin deri në orën 8-t, hapjen e derës së barnatores, le t'i harrojnë për një çast kemikaljet dhe le t'i ofrojnë vetes edhe një rast ku edhe në barnatore mund të gjeni diçka të qëlluar për veten tuaj. Mendra, kamomilja, kaça, mullaga, mjalti, uthulla e mollës... jo vetëm që do të ju mjekojnë pa kompensime të mëvonshme nga ana e shëndetit tuaj, por edhe do të ju ripërtërijnë dhe freskojnë. Më besoni!
 
            BIMËT NË SHËRBIM TË NJERIUT
 
            Luleshurdha 
 
            Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i së cilës del një lëng i bardhë qumështor. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Rrënjët i ka të trasha dhe boshtore, me ngjyrë të verdhë dhe të kaftë, të futura thellë në dhe. Lulet janë me ngjyrë të verdhë që e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Luleshurdha gjethet i ka të çara dhe të radhitura në formë rozete. Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit, e kryesisht gjatë muajve prill-tetor. Është e përhapur në vende me lagështi, në livadhe, buzë rrugëve, në vende të pasura me materie ushqyese etj.
            Gjethet e reja të kësaj binte janë mjaft të pasura me vitaminë C, pastaj me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, prandaj dhe në shumë vende përdoret si sallatë (Francë, -Holandë). Shumë ekspertë botëror gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallat) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime. U preferohet edhe atyre që përdorin ushqim dietal.
 

 
            Sipas librit Fitonomia Shqipe e Kosovës të autorit Shefki Sejdiu (Instituti Albanologjik në Prishtinë),  kjo bimë shumëkund në viset shqipfolëse quhet edhe: lulë verigu, tamëlçak i livadheve, tamëlçak i butë, lulë krahoshi, lulëpampure, carine, luleajce, luleshurdhe, luledylli, lulegomari, luletambli, bartamli etj.
            Luleshurdha (e tërë bima) përdoret si pjesë përbërëse e shumë çajeve për prodhimin e ekstrakteve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik, tonik dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë. Rrënja e bluar imtë (pasi të thahet) e kësaj bime mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullueshme ndërsa ajo që është më me rëndësi; ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te gjakderdhjet e ndryshme, te sëmundja nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpretkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës. Kundër hemorroideve, ekzemave të ndryshme, reumatizmit, sëmundjes së mëlçisë së zezë, çrregullimeve në lukth, gurit në fshikëzën e vrerit (idhëza) etj, përdoret çaji i përgatitur nga bima e thatë.
            Indianët e Amerikës Veriore, luleshurdhën e kanë përdorur për çrregullimet e lukthit. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore që u kryen në Angli nga Paeri, Rutherfordi, Brauningu dhe Vignali, është vërtetuar se kjo bimë jo vetëm që e forcon lukthin, por shumë mirë ndikon edhe në mëlçi si dhe në tajimin e vrerit. Mjeku dhe shkencëtari francez Leklerk theksonte se të sëmurit nga idhëza që kanë konsumuar çajet, infuzin, etj., të kësaj bime për një kohë të caktuara, gjendjen në fshikëzën e vrerit dhe mëlçi e kanë pasur të rregulluar. Në lëngun e rrënjës dhe gjetheve të kësaj bime ndodhet materia Taraksin e cila ndikon si agjens veprues për tajimin e vrerit. Ndërsa në bimën e thatë ndodhet një materie që ndikon në tajimin më të shpejtë të urinës. Pra për rëndësinë e kësaj bime te sëmundjet e "gurëve" është e tepërt të flitet më shumë.
            Dr. Brismoure u preferon këtë recetë të gjithë atyre që vuajnë nga: lukthi, fishkëza e vrerit, mëlqia etj. - Merret 100 gram lëng nga rrënja e freskët e luleshurdhës, 10 gram alkool 90%, 15 gram glicerin dhe 17 gram ujë. Të gjitha këto përzihen së bashku dhe nga përzierje merret 1 - 2 lugë në ditë.
            Nëse nuk mund të siguroni lëng nga rrënja e bimës në fjalë, mund të përdorni edhe ekstraktin e përgatitur nga bima e tharë.
Share:

0 σχόλια:

Post a Comment

Powered By facebook.com

syri3. Powered by Blogger.

Categories

SHKENCA MISTIKA FILOZOFI HISTORI MEDITIME RELIGJONE fizika gastronomia KRISTIAN PARAPSIKOLOGJIA Universi gjenetika ushqime ushqime te shendeteshme ushqime-bio EZOTERIZEM Egjipt Enigma HËNA MENDJA MIRQENIEN MENDORE RACA NJERËZORE SKENDERBEU TOKA TRURI energjia forca e trurit galaktikat ideologjia krishterimi makrobiotika misteri shkenctaret shëndet syri-trete syritrete Ajnshtajn Anikunit Atomet BIMËT NË SHËRBIM TË NJERIUT Bota Islame EZOTERIK Egjiptit të lashtë Elektronet FITOTERAPIA FLIJIMI Flijimi i virgjëreshave Fshati që u zhduk Gjergj Kastrioti HIEROGLIFET Jeta KALENDAR KASTRIOTET KULTURË SHQIPTARE Karbohidratet Kodi i Da Vinçit Lashtësia Luleshurdha Mjedise OKULTE OKULTIZMI PAGAN PSIKOLOGJIA Prejardhja e kalendarit Proteina RA SHQIPERIA STONHENXHIT Tokën Trashëgimia e Stonhenxhit Tutankamunit Varri i Neferitit Vitaminat Yndyra aids albert-ajnshtajni ari bigbengu bime dashuri demaskimit të tradhtisë dimesione dimesioni 4 dimesioni11 egjiptologji elektrodinamik element element-kimik emocional feja feja e ilireve feja islame ne shqiperi feja katolike feja ne shqiperi feja ortodokse historia e zhvillimit i trurit kanada mister kanceri klonimi klonimi i njeriut klonimi kafsheve klonimi ne bote koha kuantike lindja e universit magjia mason mbretëresha egjiptiane metale mineralet mitologji mjalti mjeksia natyra ndryshimi mendore neferiti ormus papati perdorimi-i-mjaltit platini produkte prometeik relativiteti semundje shikimi mendore substanca syri3 teknologji templar teorit-fizike univers paralel ushqime me proteina ushqyerit vdekja vetit-ushqyese

Labels