Sunday, 12 July 2015

KLONIMI

 KLONIMI
SHPRESË APO TMERR?!
klonimi i njeriut


Qenia e parë njerëzore e klonuar së shpejti do ta shijoj dritën e kësaj bote...

Aldous Huxley, ne vitin 1932 shkroi romanin e tij Schöne neue Welt“, ndoshta, as që e ka besuar se fantazia e tij një ditë do të bëhet realitet. Klonimi, temë që ka motivuar shumë  autorë dhe zgjuar fantazitë e tyre për krijimin e shumë veprave fantastiko-shkencore, por në veçanti, i ka nxitur shkencëtarët e mbarë rruzullit tokësor për hulumtime eksperimental, së pari në bimë, e më vonë edhe në shtazë.
Derisa autorët e ndryshëm, përmes veprave të tyre, tërhiqnin vëmendjen se përmes keqpërdorimit të proceseve gjenetike dhe klonimit, njerëzimit mund t’i kanoset zhdukja, shkencëtaret, në të kundërtën, propagandonin vlerat pozitive dhe shumë të dobishme të këtij zbulimi në sferat medicinale.
Dr. Frankenshtajn“ u quajt shkencëtari amerikan Jerry Hell, kur për herë të parë, më 1993, bëri klonimin e embrionit njerëzorë dhe, në vend të famës, korri indinjatën mbarënjerëzore, gjë që edhe e detyroi atë t’i ndërpres eksperimentimet e mëtejme. Mirëpo, shkencëtarët në shumë institute nuk e ndërprenë punën e tyre dhe vazhduan eksperimentet me kafshë.
Klonimi i parë sensacional (pas 277 provave të dështuara) u arrit me 22 janar 1996  në Institutin-Roslin të Skocisë ku si rezultat i hulumtimeve  komplekse shkencore të ripërsëritjes  se një gjeni, u krijua delja „Dolly“. Shkencëtarët Skocezë ia arritën që nga një qelizë e vetme e deles të ripërsërisin të njëjtin tip, pra të krijojnë prototipin  identik në çdo aspekt. Pas këtij eksperimenti të suksesshëm në Skoci, filluan punën institutet e ndryshme në shumë qendra botërore. Më 1997 u arrit klonimi i minjve; më 1998 klonim i viçit „Marguerite; më 1999 klonimi i derrave; në vitin 2000 u arrit për herë të parë me sukses edhe klonimi i majmunit; më 2003 klonimit i kalit “Prometea” dhe në prill 2005 klonimi i parë i një qeni, të quajtur “Snuppy”. Këto suksese të njëpasnjëshme të klonimit të shtazëve të ndryshme, bën me dije se klonimi i parë i njeriut  është në prag!
Derisa eksperimentimet e shumëfishimit identik me shtazë lejohen edhe me ligj, eksperimentet e klonimit të qenies njerëzore kanë hapur debate të shumta. Vet, ish Kryetari Klinton kërkoi nga komisioni bioteknik të dalë me një qëndrim rreth kodit etik në fushën  e biogjeneve. Edhe ministria gjermane e Shkencave dhe Hulumtimeve kërkuan marrjen  e masave për ndërprerjen e çfarëdo lloj keqpërdorimi në këtë fushë. Deputeti britanik, D. Akllen beson se kjo vë ne dyshim gjithë natyrën e njeriut. „Mendoj se kjo do të çoj në zhdukje e njeriut. Ne po krijojmë një nenspecie, dhe njeriu në të ardhmen, nëse kjo vazhdon, do të jetë vetën një vepër dhe jo njeri i vërtet“. Në këtë drejtim kritika të rrepta dërguan edhe bashkësitë fetare duke i paralajmëruar shkencëtarët që të heqin dorë nga manipulimet me krijesat e Perëndisë, sepse kjo mund t’ju hakmerret keq!
Me gjithë kritikat e shumta, në dhjetor të vitit 2000, Parlamenti britanik jep dritën e gjelbër dhe mundëson eksperimentime klonuese për nevoja terapeutike. Sipas rregullave „të rrepta“, shkencëtarët mundet të eksperimentojnë me embrionet klonuese, por ato, nuk guxojnë të jenë më të vjetra  se 14 ditë. Gjithashtu, lajmet më të reja nga Berlini lënë të  supozohet se dhe Parlamenti gjerman, pas atij britanik, do të mundësoj një eksperimentim të këtij lloji (parlamenti gjerman e ka të ndaluar me ligj që nga viti 1990 manipulimin me gjene). Por manipulimi me gjene (për qëllime humane, mjekësore, shkencore etj.) lejohet edhe në Finlandë, Danimarkë, Spanjë e shumë vende të tjera. Kjo u vërtetua edhe gjatë votimin të një deklarate kundër klonimit në shkurt të vitit 2005 në Kombet e Bashkuara, ku mbi 30 shtete u deklaruan pro klonimit.

Severino Antinori
Në dhjetor të vitit 2000, shkencëtari amerikan, Gregory Stock, në intervistën për revistën gjermane „Fokus“ thotë se fëmija i parë i klonuar pritet të lind „brenda pesë viteve të ardhshme“. Me 26 janar të vitit 2001, një grup prej tre shkencëtarësh nën udhëheqjen e shkencëtarit italian, Severino Antinori, bëri me dije, se  klonimi i një embrioni njerëzor do të mund të realizohet brenda „18 muajve“. Përndryshe, Antinori u bë i njohur në botë në vitin 1994, kur arriti që një grua 62 vjeçare ta bëjë nënë. Që tani, ai i ka në dispozicion 50 qifte që janë lajmëruar vullnetarisht.
Nga tempoja rapide e zhvillimit të shkencës, shihet  qartë se ajo po i afrohet pikave kulminante. „Lajmi epokal i njeriut të parë të klonuar së shpejti do ta trondit botën. Një homo i klonuar në laborator nuk është më utopi“. Këtë e thonë ekspertet me një siguri të plotë.
 Francis Collons, një udhëheqës i kërkimeve të gjeneve, në konferencën e World-Life-Science që u mbajt më 2001 në Lyon të Francës thotë se është i bindur se njeriu do të lirohet nga kufizimet biologjike dhe „do ta merr në duart e veta kontrollin evolutiv“. Ai mendon se brenda disa vitesh  njeriu i modifikuar gjenetik do të jetë si qenie standarde. Shkencëtarët do të mund të manipulojnë me gjenet dhe të mundësojnë lindjen e fëmijëve të shëndosh, duke larguar tek ata gjenet e sëmura, të trashëguara nga prindërit. Pra me këtë do të mundësohet edhe ndryshimi i dëshiruar i statusit biologjik për ta avancuar vetveten. Edhe këshilltari për çështje etike i ish Kryetarit amerikan Klinton, Eric Meslin është thellë i bindur „se njeriu së shpejti do të klonohet. Nuk mund të ndaloht ky proces“ - thotë ai. Panos Cavos, shkencëtar amerikan dhe anëtar i treshit në grupin e Antinorit, në një emision televiziv gjerman, thotë: „Djalli ka dalë nga shishja. Më mirë  ta krijojmë ne atë se sa një diktator i kësaj bote (aludonte në Sadam Hyseinin).“

Në Web Site-n e grupin American for Cloning Elvis bëhet regjistrimi i adhuruesve të Elvisit për klonimin e tij
Shumë autorë në artikujt e tyre lënë të dyshosh, shikuar nga zhvillimet e hovshme të shkencës në përgjithësi, se qysh sot nëpër laboratorë të ndryshme të botës veç krijohen klonime të qenies njerëzore! Me teknologjinë që disponon sot njerëzimi, nuk duhen investime dhe mund i madh për t’i mundësuar kushtet e një laboratori për klonim. Për te krijuar një “Frankenshtajn” nevojitet vetëm një qelizë e shëndosh. Andaj edhe shtohet dyshimi dhe frika se kjo do t’u mundëson diktatorëve të ndryshëm të krijojnë kopjen e vetë dhe atë, jo vetëm një, por disa përnjëherë. Derisa disa tmerrohen nga këto parashikime, të tjerët ngazëllohen  duke shpresuar se do të rilindin idolet e tyre. Veç janë paraqitur grupet të ndryshme me shuma të caktuara të hollash që kërkojnë kopjet e idoleve të tyre siç është ai i „American for Cloning Elvis“, që shpresojnë se përmes djersës në këmishën e Elvis Prislit do të mundësohet rilindja e tij. Pastaj në grup tjetër, www.clonejesus.com që shpresojnë në rilindjen e Krishtit etj. Shumë të tjerë shpresojnë në rilindjen e më të dashurve të tyre që kanë pësuar nga sëmundjet ose fatkeqësitë, duke i kthyer ata prapë në jetë përmes sistemit të klonimit. Gjithashtu, një sekt në Amerikë ofron „pavdekësi“. Për 200.000 dollar amerikanë ata ju garantojnë shërbim komplet të klonimit personal pas vdekjes.
Derisa skeptikët kanë një prizëm tjetër shikimi për këtë drejtim, shkencëtarët këtë e konsiderojnë si metodë terapeutike që do t’i ndihmoj shumë njerëzimit, sidomos tani pas zbërthimit të alfabetit gjenetik nga shkencëtari  amerikan Craig Venter. Marrja e një embrioni nga një qelizë njerëzore dhe shumëfishimi i saj, ngjallë shpresa të mëdha në lëmin medicinal. Më këtë sistem, shkencëtarët shpresojnë  se do të arrihet eliminimi i shumë sëmundjeve të rënda e të pashëruara gjerë më tani siç janë: kanceri, AIDS, parkinsoni etj. Ky sistem, sipas shkencëtarëve, do t’ua kthej shpresat edhe shumë të sëmurëve që presin transplantim të organeve nga më të ndryshmet. Gjithashtu, do të ndikoj edhe në shërimin e lëndimeve të palcës kurrizore si dhe të sistemit nervor, pra do të jetë një hapë shumë i rëndësishëm për mjekësinë. „Kjo metodë e klonimit terapeutik nuk është një hapë kah „Desingbaby“, por një metodë e re e shërimit  përmes linjave qelizore“ thotë  Henning Beier, Drejtor i Institutit Anatomik nga Klinika Universitare e Aachenit.
Se kur do t’i shijoj rrezet e kësaj bote qenia njerëzore e klonuar dhe a do të paraqes ardhja e tij shpresën apo tmerrin, varet shumë nga  normat morale, etike, mjekësore, ligjore etj. Por siç duket kjo do të ndodh së shpejti, kur te kihet parasysh fakti se sot në mbarë rruzullin tokësorë punojnë intensivisht në këtë drejtim me dhjetëra  grupe shkencëtarësh.
 Sido që të jetë, çështjet mbesin të hapura dhe  prognozat janë të ndryshme. Krahas prioriteteve pozitive dhe shpresëdhënëse për mjekësinë, megjithatë doza e frikës sa vjen e shtohet, pasi mundësit e keqpërdorimit përmes gjeneve në sferat më të thella të qenies njerëzore, kurrë nuk kanë qenë më të mëdha dhe më të rrezikshme  se sot.

Share:

0 σχόλια:

Post a Comment

Powered By facebook.com

syri3. Powered by Blogger.

Categories

SHKENCA MISTIKA FILOZOFI HISTORI MEDITIME RELIGJONE fizika gastronomia KRISTIAN PARAPSIKOLOGJIA Universi gjenetika ushqime ushqime te shendeteshme ushqime-bio EZOTERIZEM Egjipt Enigma HËNA MENDJA MIRQENIEN MENDORE RACA NJERËZORE SKENDERBEU TOKA TRURI energjia forca e trurit galaktikat ideologjia krishterimi makrobiotika misteri shkenctaret shëndet syri-trete syritrete Ajnshtajn Anikunit Atomet BIMËT NË SHËRBIM TË NJERIUT Bota Islame EZOTERIK Egjiptit të lashtë Elektronet FITOTERAPIA FLIJIMI Flijimi i virgjëreshave Fshati që u zhduk Gjergj Kastrioti HIEROGLIFET Jeta KALENDAR KASTRIOTET KULTURË SHQIPTARE Karbohidratet Kodi i Da Vinçit Lashtësia Luleshurdha Mjedise OKULTE OKULTIZMI PAGAN PSIKOLOGJIA Prejardhja e kalendarit Proteina RA SHQIPERIA STONHENXHIT Tokën Trashëgimia e Stonhenxhit Tutankamunit Varri i Neferitit Vitaminat Yndyra aids albert-ajnshtajni ari bigbengu bime dashuri demaskimit të tradhtisë dimesione dimesioni 4 dimesioni11 egjiptologji elektrodinamik element element-kimik emocional feja feja e ilireve feja islame ne shqiperi feja katolike feja ne shqiperi feja ortodokse historia e zhvillimit i trurit kanada mister kanceri klonimi klonimi i njeriut klonimi kafsheve klonimi ne bote koha kuantike lindja e universit magjia mason mbretëresha egjiptiane metale mineralet mitologji mjalti mjeksia natyra ndryshimi mendore neferiti ormus papati perdorimi-i-mjaltit platini produkte prometeik relativiteti semundje shikimi mendore substanca syri3 teknologji templar teorit-fizike univers paralel ushqime me proteina ushqyerit vdekja vetit-ushqyese

Labels