KALENDARI JULIAN-GREGORIAN
KALENDAR KRISTIAN APO PAGAN?
kalendar kristian apo pagan |
Sot ka rreth 40 kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota Islame...
Prejardhja e kalendarit
Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie.
Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë!
Po , por prej nga vjen fjala kalendar?
Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.
Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth katërdhjetë kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota Islame.
Kalendari (Julian) – Gregorian-
Kalendar Kristian apo pagan?
Kalendari (Julian)-Gregorian që e përdorë Europa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan.
Është kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…
Rromakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjyptasit, të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit…
“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojë kalendarin e vjetër rromak në vitin 45 para Krishtit…
“Kalendari Kristian” që në të vërtetë është rromako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në te përmirësime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojë Kalendarin Julian…
Me gjithë reformat , ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë.
Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhapë shumë ngadal nëpër Europën e krishterë.
Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi katolike, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike. Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika, aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752.
Vendet me besim orthodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi myslimane edhe më vonë. Shqipëria e pranojë në dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….
Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian fillojë të përhapet me shpejtësi gati në tërë Europën.
Prejardhja e muajve të vitit-
Kuptimi i tyre
Kalendari i lashtë rromako-pagan kishte dhjetë muaj, të cilët kishin 304 ditë gjithsejt. Viti fillonte në muajin Mars dhe përfundonte me muajin Dhjetor. Më vonë u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bë me dymbëdhjetë muaj me 355 ditë. Dikur iu shtuan edhe dhjetë ditë dhe viti u plotësue me 365 ditë, sikur që është edhe sot e kësaj dite…
Emrat e këtyre dymbëdhjetë muajve kanë prejardhje pagane, janë emërtime nga gjuha latine dhe kanë këto kuptime:
1. Muaji i parë, Janari, është me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, që ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.
2. Muaji i dytë, Shkurti, përpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kështu quhej një periudhë kohore, kur bëheshin flijime, kurbanë, hyjnive, për shlyerjen e mëkatëve.
3. Muaji i tretë, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftës.
4. Muaji i katërt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalës Aperire, me hapë, hapje, çelja e natyrës…
5. Muaji i pestë, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre.
6. Muaji i gjashtë, Qershori, është shqip, muaji në të cilin piqen qershijat, por në gjuhët tjera vjen nga gjuha latine, Junius, një nga hyjnitë paganë…
7. Muaji i shtatë, Korriku, është shqip, muaji i korrjeve, por në gjuhë tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, është emërtuar në vitin 44 para Krishtit.
8. Muaji i tetë, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit rromak, Augustus Cesarit, në vitin 8-të para Krishtit.
9. Muaji i nëntë, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, që ka kuptimin: “ i Shtati”. Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kështu që ky muaj ishte dikur muaji i shtatë. Kështu emërtohen edhe tre muajt të tjerë që vazhdojnë, pra emërtohen me numra rreshtorë me prejardhje nga gjuha latine.
10. Muaji i Dhjetë, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetë.
11. Muaji i Njëmbëdhjetë, Nëntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nënti”, sepse ishte muaji i nëntë.
12. Muaji i Dymbëdhjetë, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetë, i fundit, kur viti kishte dhjetë muaj, me 304 ditë.
Shënim: Muaji korrik, në fillim, në origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine : i “Pesti” ndërsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”. Këta dy muaj më vonë u emëruan në shenjë nderimi ndaj perandorëve paganë, me emrat e perandorëve rromak Julius Cesarit, në vitin 44 para Krishtit dhe nipit të tij, Augustus Cesarit, në vitin 8 para Krishtit.
Pra, prej 12-të muajve të vitit, vetëm tre muaj janë në gjuhën shqipe dhe kanë kuptim shqip.
Muaji i dytë Shkurti, i cili siç dihet, për një ditë-dy, është më i shkurtër se muajt të tjerë. Muaji igjashtë, Qershori, muaji në të cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatë, Korriku, në të cilin fillojnë korrjet…
Të gjithë muajt të tjerë të vitit, që mbesin nëntë, janë me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emërtohen në nderim të hyjnive paganë, perandorëve paganë, kurse të tjerët me numra rreshtorë, sipas renditjes që kanë…
Me pak fjalë, ky është Kalendari i lashtë rromako-pagan, i reformuar nga perandori rromak- pagan, Jul Cesari, në vitin 45 para Krishtit, që është quajtur Kalendari Julian, më vonë u “krishterizue” dhe u emërtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformuar me urdhër nga Papa Gregori i XIII-të në Vatikan, por mbeten emërtimet latine në nderim të hyjnive paganë…!
DITËT E JAVËS
Të gjithë e dijmë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!?
Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg të kësaj ilahije thuhet:
”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…”
Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!
Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës?
Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, s’pari u përvetësue në Rromë në shekullin e katërt, prej nga u përhapë më vonë në Europë.
Me urdhër të perandorit rromak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel.
Dita e diel u caktuar si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur)…
Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga rromakët prej egjyptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve në Mesopotami.
Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoj latinishtja.
Dita e parë, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjyptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra që thirrej Bir’i Zotit dhe Dritë e Botës besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë…
Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani…
Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te rromakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.
Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.
Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë…
Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë.Të gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.
Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakëve paganë si hyjni i bujqësisë.
Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zavendsoi me emërtime të katër hyjnive pagane rromake…
Mbeturinat e besimit pagan në simbologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme…
Shtrohet pyetja: A ka kuptim që shqiptarët muslimanë, pse jo edhe shqiptarët kristianë, ta presin, ta përcjellin, ta kremtojnë, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili është pagan?
0 σχόλια:
Post a Comment