Gjergj Kastrioti nje kalores templar
Skenderbeu templar |
E njohim si kalorës, trim të çartur dhe fisnik, por shumë pak njerëz, për të mos thënë gati aspak e kanë njohur si alkimist, si kalorës tempullar apo mason. Skënderbeu tani na shfaqet në një dimension krejt të ri, ashtu siç nuk e kishim menduar ndonjëherë, por që në fakt, është në sintoni me kohën kur ai jetoi...
Një përqasje me figura të tilla si: Leonardo Da Vinçi, Shekspiri, Njutoni apo Galileo Galilei është në qendër të vështrimit të ri të Skënderbeut. Për më tepër, ai vjen si alkimist i nivelit më të lartë, në dy piktura të Mihallaq Xhavos, ku ka një analogji mjaft të dukshme mes Heroit tonë Kombëtar dhe Kodit të Da Vinçit, librit të Dan Braun.
Po pse Mihallaq Xhavo paraqet figurën e Skënderbeut në këtë mënyrë dhe si e justifikon punën dhe studimin e tij për këtë figurë kombëtare? Çdo të thotë për Xhavon simboli i përkrenares së Skënderbeut dhe çfarë ka mohuar sipas tij, historia shqiptare, deri më sot?
Në një intervistë për Tirana Observer, Xhavo rrëfen për Skënderbeun mistik dhe antikishtar... Në pikturat e tua Skënderbeu shfaqet i rrethuar me elementë mitologjikë e historikë. Pse e keni sjellë figurën e tij në këtë mënyrë dhe çdomethënie ka kjo?
Skënderbeu vjen në një dimension të paparë deri tani. Evolucioni nuk është te piktura, por te mënyra sesi është parë Skënderbeu për të dhënë një ide tjetër. Kjo rinovon edhe pikturën, sjell edhe elementin mitologjik, jo pikturën reale që është e vështirë për tu parë dhe për tu kuptuar nga një publik i caktuar, por jam përpjekur të sjell esencën e Skënderbeut.
Skënderbeu i përkiste asaj që quhet dija arkane(dije sekrete të antikitetit). Ishte një kalorës tempullar me grada të larta e të fshehta i aristokracisë evropiane masone. Çfarë ju shtyu për ta parë dhe për ta sjellë figurën e Skënderbeut në këtë formë?
Ne dimë që Skënderbeu i përkiste një familjeje mbretërore, por figura e tij nuk ishte e plotësuar. Nuk ka asnjë figurë mesjetare që të mos jetë e lidhur me kultin, me mistiken. Ku e bazoni mendimin tuaj kur thoni që Skënderbeu ishte një tempullar mason?
I vetmi simbol autentik i Skënderbeut është përkrenarja, e bërë që atëherë që të mos humbasë në shekuj. Kjo përkrenare mishëron një simbol të fuqishëm. Kudo që shkonte një kalorës, mbret paraqiste simbolet e tij të caktuara, që njiheshin nga ata vetë, por jo nga masa e popullsisë.
Ai që dominonte shenjën e vështirë të Saturnit është kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe mbante simbole në funksion të gradës, në rastin tonë bricjapin. Sot ne mund të themi me bindje, se Skënderbeu ishte një njeri me prirje dhe aftësi okulte: alkimist, ezoterik, mistik, cilësi këto të kalorësve mesjetarë ( tempullarët) mbrojtës të një historie të madhe dhe të shumë sulmuar.
Një gjë e tillë është shtjelluar gjerësisht edhe në librin Kodi i Da Vinçit të autorit David Braun. Ku i shihni këto ngjashmëri mes Kodit të Da Vinçit dhe te Skënderbeu? Kisha kristiane katolike e deformoi mesazhin e krishterë. Ndaj për të mos humbur besimin te Zoti dhe krishterimin e vërtetë, një pjesë e njerëzve vepronin dhe punonin në rrugë të dyfishtë.
Edhe Skënderbeu e bënte diçka të tillë. Ai ishte i krishterë dhe e donte krishterimin, por ishte kundër priftërinjve, apo kishës dhe madje, ( edhe pse ne e njohim ndryshe) i urrente ata.
Kjo është një praktikë e njohur botërore dhe në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe Shekspiri, Leonardo Da Vinçi, Galileo Galilei, Njutoni etj.
Në pikturat e mia unë e kam bërë aktuale këtë ide nëpërmjet instrumenteve figurative. Ku e shihni këtë antikishërim ( me të cilin bëni paralelizëm me veprën e Braunit) të Skënderbeut besimtar? Një simbol që kam përdorur në pikturat e mia është një kupë, e cila qëndron vertikalisht me Teutën sipër, kupa e Gralit, e cila në Shqipëri e sollëm vetëm të pikturuar në ikona.
Në Evropë e shohim te Darka e fundit e Krishtit. Kjo kupë simbolizon feminilitetin, planetin Venera dhe dishepullin kryesor të Krishtit, që ishte Maria Madalena. Ajo transmetuesin e vërtetë të Krishtit nuk e pranoi, por zgjodhi Shën Pjetrin. Ky është devijimi i madh i kristianizmit.
Do të ishte Maria Madalena dhe Papa I vazhdues i kristianizmit, jo Shën Pjetri. Prandaj të gjithë këta mjeshtër të mëdhenj, të fshehtë, por dhe kalorës të kristianizmit ishin në dijeni të këtij mashtrimi të madh të asaj kohe. Mund të na tregoni diçka për simbolet tempullare dhe instrumentet figurativë që keni përdorur?
Simbole të tilla si trëndafili, shpata, ku trëndafili qëndron në qendër të shpatës atje ku formohet në qendër kryqi janë simbole të kristianizmit mesjetar dhe të rilindjes, të tempullarëve të asaj kohe dhe këtë simbole janë vendosur për të përçuar idenë se Skënderbeu ka qenë një tempullar, sepse ka elementin e dashurisë dhe rinor për jetën dhe për misteret.
Çfarë vendi zë, Skënderbeu në rrafshin historik? Duke marrë spunto nga përkrenarja e Skënderbeut ne mund t'i veshim shumë elementë të tjerë dhe na shpjegohet shumë qartë figura mistike e Skënderbeut; një figurë aq absurde sa nganjëherë na ka bërë të jemi edhe antishqiptarë ndaj asaj figure.
Në fakt, ne duhet të polemizojmë me të vërtetën, jo me injorancën, domethënë t'i shtojmë elementët esencialë Skënderbeut si kalorës. Cilësitë e tij ishin të veçanta dhe të rralla, prandaj është një figurë që rilindësit e kërkuan, e vlerësuan jo për motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurë, që mund t'i referoheshin në histori, ashtu si Skënderbeu më përpara mund t'i referohej ilirëve dhe Teutës, e cila në pikturë qëndron sipër; një nudo e shtrirë në tempullin e vet të historisë, por edhe si figurë frymëzuese e kalorësve të asaj kohe.
Skënderbeu dhe historia mistike Duke marrë spunto nga përkrenarja, ne mund ti veshim Skënderbeut shumë elementë të tjerë. Kjo na shpjegohet shumë qartë te figura mistike e Skënderbeut; një figurë aq absurde sa nganjëherë na ka bërë të jemi edhe antishqiptarë ndaj asaj figure.
Në fakt, ne duhet të polemizojmë me të vërtetën, jo me injorancën domethënë ti shtojmë elementët esencialë Skënderbeut si kalorës, thotë prof. Mihallaq Xhavo, duke shtuar se cilësitë e Skënderbeut ishin të veçanta dhe të rralla.
Prandaj është një figurë që rilindësit e kërkuan, e vlerësuan jo për motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurë, që mund ti referoheshin në histori. Jam përpjekur të sjell historinë e Shqipërisë në pikëpamjen jo thjesht dokumentare, zyrtare dhe materialiste.
Çdo gjë reale sipër tokës ka dy histori: historinë e fshehtë, mistike dhe historinë e dokumentuar për masat.
Në gjithë botën po rishikohen figurat historike, në gjithë botën historia zyrtare po pasurohet me historinë mistike, okulte dhe po shihen si të vërteta disa gjëra që deri dje ishin dënuar gabimisht. Historia jonë ka mohim të këtyre vlerave.
Informacion shume interesant! un personalisht njihja shume pake rreth Skenderbeut
ReplyDelete