Një ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe
Kina, ka gjetur “Varkën biblike të Noe-së në malin Ararat“,
sipas raporteve të
shtypit turk. Një nga anëtarët e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing,
tha se kishte gjetur një strukturë të vjetër prej druri në një lartësi prej
4000 metrash në malin Ararat, që ndodhet në lindje të Turqisë pranë kufirit
iranian. Eksploratori, një anëtar i një organizate ndërkombëtare të përkushtuar
për gjetjen e Varkës legjendare që i mundësoi Noe-së dhe familjes së tij t’i
shpëtonin përmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janë më të vjetra se 4800 vjet.
”Nuk është 100 për qind e sigurtë që është pikërisht Varka në fjalë, por ne
mendojmë se është 99,9 për qind”, tha ai në një deklaratë për agjencinë turke Anadolu.
“Struktura e varkës ka shumë ndarje mund të themi se këto
mund të jenë hapësirat në të cilat ishin vendosur kafshët“, tha ai.
Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmë me qeverinë turke
për të kërkuar mbrojtjen e zonës dhe për të filluar gërmimet, dhe tha se do t’i
kërkonte UNESCO-s për të përfshirë këtë rajon në listën e Trashëgimisë Botërore
“. Kjo nuk është hera e parë që një grup pretendon të ketë gjetur Varkën në
Ararat, mali më i lartë në Turqi, ku (sipas Biblës) ka qëndruar Varka e Noe-së.
Përmbytja Universale
Janë gjetur kohët e fundit prova të rëndësishme në Detin e
Zi që konfirmojnë ekzistencën e përmbytjes universale. Falë spedicionit të
arkeosubit Robert Ballard dhe sidomos falë ”Little Hercules” të tij, një
nëndetëse-robot e telekomanduar, u gjetën 12 milje larg bregut turk dhe rreth
90 metra në thellësi, kallama të përzierë me baltë dhe argjil, që korrespondon
me trarë të vjetër të një kasolleje rreth 35 metra katror, rreth të cilës
gjenden objekte dhe mjete në gjendje të mirë, edhe pse për momentin ato kanë
mbetur në fund, për studiuesit nuk ka asnjë dyshim: bëhet fjalë për një
ndërtesë që daton që nga kohët e Neolitit.
Nga një pikëpamje shkencore, historia e përmbytjes
universale është një fakt shumë i shpjegueshëm, datuar në më shumë se 7.500
vjet më parë. Besohet, në fakt, që në atë kohë zona e gjerë sot e pushtuar nga
Deti i Zi, të ketë qenë një fushë pjellore kultivuar nga popullsi bujqësore nga
Lindja e Mesme. Ajo mbartte, në pjesën e saj më të ulët (depresion) një liqen
të vogël dhe lartësia e saj ishte shumë nën nivelin e Detit Mesdhe aty afër.
Shumë gjetje guackash të fosilizuara në shtratin e Detit të
Zi që datojnë në atë periudhë, megjithatë, sjellin konfuzion në këtë fakt duke
hipotizuar, si pasojë e ngjarjeve të jashtëzakonshme atmosferike, derdhjen e
papritur të ujërave të Mesdheut në përputhje ma pozicionin aktual të Ngushticës
së Dardaneleve. Vendbanimet njerëzore u përfshinë në këtë mënyrë nga ujërat dhe
u përmbytën.
Uji në këtë mënyrë kishte përmbytur ultësirën, duke rënë për
muaj të tërë nga një ujëvarë e lartë 150 m, në sasi 600 herë më të lartë se ajo
e derdhur nga Ujëvarat e Niagarës. Një ngjarje e tillë katastrofike ka çuar në
lindjen e Detit të Zi dhe ka shtyrë njerëzit që jetonin në ato zona të
zhvendosen, duke i dhënë jetë historisë biblike të përmbytjes universale.
“Përmbytja zgjati 40 ditë mbi tokë dhe ujërat u ngritën dhe
e ngritën Varkën… Ujërat u bënë të fuqishëm dhe u rritën shumë mbi tokë… Për
çdo qënie që lëvizte mbi tokë.” Kjo është shkruar në Dhjatën e Vjetër. Nuk
është vetëm doktrina e krishterë që raporton këtë incident, por janë disa
dokumenta të ndryshëm antikë që i referohen.
Ndër ta, egziston saga sumere e Gilgameshit (mbreti i
famshëm), ku protagonisti Utnapishtim, bën veprime dhe përvoja të ngjashme me
ato të Noe-së.
Gjithsesi, në ato lartësi nuk egzistojnë banime njerëzore:
një dru i atyre dimensioneve, ose më mirë një tra, maksimumi mund të
transportohet ose të përfundojë deri aty. Spedicionet janë kryer duke ndjekur
me përpikmëri shkrimet në Bibël, dhe gjithçka përputhet. Varka, pas përmbytjes,
është zhvendosur në malin Ararat dhe pastaj është thyer në mes si shkak i një
tërmeti të mëvonshëm.
Varka del kështu në sipërfaqe pas më shumë se 4371 vitesh
dhe është një zbulim shkencor i jashtëzakonshëm. Dëshmi të shumta janë dhënë
dhe nga spedicione të tjera si ajo e francezit Navarra. Pas tyre kanë qënë dhe
zbulimet satelitare amerikane.
0 σχόλια:
Post a Comment