Shkenca ezoterike e sheh Kozmosin si një tërësi funksionale,
qeverisur nga Ligji i qenësishëm, njëri aspekt i të cilit shprehet në
ndërkëmbimin e periudhave aktive me ato të prehjes.
Ky ndërkëmbim, alternim,
lejon gjithësinë e universit të dukshëm, të manifestuar, vetë këtë shfaqje, të
jetë subjekt i këtij ndërkëmbimi. Gjithçka, në çdo shkallë qenësie, të dukshme
apo të padukshme, subjektive e objektive, pasqyron procesin universal me
ditënetët e vajtjeardhjet e tyre. Veç AJO GJË, PARIMI ABSOLUT, pa fillim, fund
e ndryshueshmëri, zgjat përgjithmonë.
Si lart, edhe poshtë. Siç një univers objektiv që shkon e
vjen, ashtu edhe njeriu objektiv, që do të thotë njeriu si e njohim ne në përvojë,
që jeton në një trup fizik e shfaq gjithë atributet e personalitetit. Kuptimi i
formimit okult të njeriut është një përgatitje e domosdoshme për studimin e
gjendjeve të pasvdekjes. Le t’i radhisim shkurtimisht: njeriu, si njësi e
vetëdijshme, funksionon përmes shtatë parimeve, të cilat mund të grupohen në
mënyra të ndryshme. Për të kuptuar proceset e vdekjes dhe rilindjes, mund t’i
përshtatim si vijojnë:
1) Treshja Sipërore (sipas sistemit numëror të Letrave nga
Mahatma) që janë: Atma (7. Shpirti Universal), Buddhi (6. mjeti i Shpirtit),
Manas ose Mendja (5. në aspektin e vet më të lartë). As Atma apo Buddhi nuk
është princip individual njerëzor, por universale dhe lidhen me njeriun vetëm
në ndërthurjen me aspektin manasik, mendor. Kjo Treshe Sipërore quhet zakonisht
Ego apo Individualitet, dhe është e pavdekshme.
2) Dyshja Mesore. Gjatë mishëirmit, mund të thuhet se Manas
projektojnë një pjesë të vetes mbi planet më të ulëta të qenies, ku shoqërohet
me 4. Kama, parimi i dëshirave apo emocioneve, duke formuar një dyshe
Kama-Manasik-e, quajtur ndryshe fryma dhe shpirti i vdekshëm.
3) Treshja e Poshtme. Këtu pëfshihen parimin jetësor, 3.
Prana; mjetin e saj, 2. Linga Sharira (ose Trupin Astral); dhe 1. Sthula
Sharira (ose trupin fizik). Treshja e Poshtme bashkë me Dyshen Mesore formojnë
Personalitetin.
Treshja e Poshtme varet nga lindja e vdekja, siç i njohim
ne, dhe Dyshja Mesore varet nga pasvdekja deri në shpërbërje, ja pra pavdekësia
e frymës. Antahkarana, përcaktuar si “ura mes Manas-ve të larta e të poshtme”,
bëhet, kur zhvillohet, mënyra e ndërlidhjes mes duetit. Dy parimet më të larta,
Atma dhe Buddhi, përmenden ndonjëherë si Dyshja Sipërore, apo, derisa përbëjnë
vërtet Njësi të vetme, Monadi. Ndërthurja e Monadit me Manas është Njeriu i
Pavdekshëm. Megjithëse ne identifikohemi gjatë pjesës më të madhe të jetës me
Personalitetin kalimtar, Shkenca Ezoterike këmbëngul se Vetja reale ndër ne
është shfaqje e qëndrueshme e një Thelbi Hyjnor, VETJA UNIVERSALE.
Përvoja normale e gjërave, njerëzve e ngjarjeve në ambient –
përvoja e përbashkët e jetës në botën fizike – është objektive; zakonisht
realiteti ndahet me të tjerët. Reagimet tona ndaj të njëjtave gjëra, njerëzve e
ngjarjeve janë subjektive, përbërja e botës private të çdo individi, në të
cilën askush tjetër nuk hyn dot.
Dallimi është i rëndësishëm në studimin e gjendjeve të
vetëdijes pas vdekjes. Shpjegimet e proceseve të vdekjes e gjendjeve të
pasvdekjes burojnë kryesisht nga mësimet e dhëna nga Mahatmat (Shpirtra të
Mëdhenj, Shenjtorë). Këto mësima kaq të hollësishme nuk mund të gjenden
tjetërkund; unike për informacionin mbi procesin e vdekjes e çfarë ndodh më
pas. Shfaq gjithashtu sesi kuptimi i asaj që vdekja përmbledh, varet nga
kuptimi i duhur i formimi i njeriut dhe procesit jetësor të plotë kozmik, të
cilin ky formim pasqyron.
Në fjalë të përgjithshme, kushtet dhe përvojat e gjendjeve
të pasvdekjes lidhen ngushtë me jetën e sapojetuar, siç është thënë gjithmonë
edhe në religjionet ekzoterike. Disa prej faktorëve që përcaktojnë çfarë ndodh
përfshijnë mënyrën sesi është jetuar jeta e parafundit, qëllimet, shkaqet dhe
interesat kryesore të individit, mënyra si ka përdorur talentet e veta dhe
shanset, si përballoi vështirësitë e ndeshura, marrëdhëniet me njerëz të tjerë
e shumë faktorë të tjerë, si jetëgjatësia apo mënyra e vdekjes së tij. Sipas të
dhënave nga Mahatmat, vdekja e trupit fizik është vetëm fillimi i një procesi
të gjatë e të ndërlikuar, sepse, dukeqenëse njeriu është qenie e ndërlikuar,
tërheqja e jetës nga shtresat apo parimeve të tjera të tij është gjithashtu e
ndërlikuar. Në çastet e fundit të jetës së vet, para se truri ndal punën,
vdekatari kqyr me hollësi jetën që po mbaron. Çdo ngjarje zhvendoset prej
trurit që po vdes e shihet në perspektivën e duhur. Sipas njeriut që ka qenë, vdekatari
do t’u kushtojë më tepër vëmendje disa kujtimeve se të tjerave. Ky është çasti
i së vërtetës, kur ai e sheh veten si ishte në të vërtetë, jo siç ishte mësuar
zakonisht ta imagjinonte veten. Mendimet e tij të fundit, ndërsa sheh të
kaluarën e vet t’i shfaqet, do të kenë ndikim në personalitetin tjetër, ku do
të rikthehet në kohën e duhur, dhe për shkak të rëndësisë vendimtare për atë të
ardhme, përqendrimi vetjak i atij që po vdes nuk duhet shqetësuar. Me mbarimin
e kësaj kqyrjeje dhe goditjen pasuese kryesore për mishërimin e ardhshëm, vjen
humbja e vetëdijes. Cilidoqoftë lloji i vdekjes, vetëdija shuhet “si flakë
qiriu”. Jeta tërhiqet ngadalë prej mjeteve të ulëta, fillimisht prej atyre të
Treshes së Poshtme e pastaj, më ngadalë, prej Dyshes Mesore. Ku jeta ikën prej
tyre, mjetet, herëtavonë, shpërbëhen dhe përbërjet rikthehen në pellgun e madh
të jetës për t’u ripërdorur. Dëshmitë e njerëzve të shpallur të vdekur
klinikisht, por që janë rikthyer në jetë, përmbajnë prova që para, gjatë apo
pas shfaqjes, individi mund të bëhet i ndërgjegjshëm për një Prani madhështore,
të afërt e të fuqishme. Mund të provohet thjesht si dritë, apo dritë e shenjtë
qenie drite, shpesh e lidhur me Hyjninë. Me fjalë teozofike, kjo mund të jetë
ndjesi e Egos Shpirtërore Hyjnore, që ndriçon mbi vetëdije në atë skaj të
fundit. Vetë shfaqja tregohet zakonisht në rastet e regjistruara.
Një përvojë tjetër e zakonshme është të qenët i
ndërgjegjshëm për një pengesë që ndal rrugën; disa ndiejnë se ishin në një
tunel apo luginë të errët, ku duhej kaluar për të mbarritur në dritë. Mbase
kapja e dritës ishte çasti i vdekjes, e cila në këto raste nuk ndodhi.
Faza tjetër, pas humbjes së vetëdijes që ndjek shfaqjen,
përshkruhet në Letra nga Mahatma si një luftë “vdekjeje” – një term i pavend,
mbase, gjersa duket se tregon për një eksperiencë të dhimbshme e të
vetëdijshme: lufta, siç përshkruhet në letra, është më shumë një ndarje e
vetvetishme e elementëve Egoikë nga ata personalë në natyrën e njeriut. Si më
sipër, parimi i Pestë, ose Manasik, është duet në mishërim, pjesërisht, në
aspektin e tij më të epërm, duke qenë i lidhur me Monadin, e pjesërisht, në
aspektin më të poshtmë, duke u bashkëngjitur me Kama, parimi i Katër ose
dëshiror. Këto dy mënyra funksionimi të parimit Manasik shpjegojnë termin Manas
“i epërm” dhe “i poshtmë”. Bashkë me Monadin dhe Manas e epërme formojnë si
rrjedhim Dyshen Sipërore, ndërsa bashkë me Kama dhe Manas të poshtme formojnë
Dyshen e Poshtme. Lufta zhvillohet mes këtyre dueteve. Kur njeriu vdes, parimi
i tij i dytë e i tretë vdesin bashkë me të; treshja e poshtme zhduket, ndërsa
parimi i katërt, i pestë, i gjashtë, dhe i shtatë formojnë Katërsorin
mbijetues…kështu që, është luftë “vdekjeje” mes dualiteteve të Epërme të
Poshtme. Nëse i epërmi fiton, i gjashti, meqenëse përmban në vetvete
kuintesencën e së Mirës nga i pest – dashuritë fisnike, synimett shenjtërore
(megjithëse tokësore), dhe pjesët më të Shpirtërore të mendjes së vet – ndjek
urtakun (të shtatin) e vet në Gjendjen “Ngjizëse”; dhe i pesti e i katërti
mbeten lidhur si guacka boshe…
Kur nuk ka rrethana të jashtëzakonshme, Gjendja Ngjizëse
vazhdon derisa – shumë vjet më vonë (në terma tokësorë) – vetëdija rikthehet.
Pastaj vjen një shfaqje e dytë e jetës së sapokaluar, ndjekur nga dalja
graduale drejt një gjendjeje lumturie të hareshme, me vetëdijen se rrethohesh
nga familjarë, të dashur e gjëra të njohura. Këto përvoja, gjithësesi, janë
plotësisht subjektive, si ëndrra të gjalla, por të paktën kanë aq realitet sa
ajo çka quajmë jetë e vërtetë. Kj ogjendje, e cila për ëndërruesin është
realitet, njihet si Devachan, fjalë sanskritisht “banesa e zotave”, dhe
përcaktohet në Fjalorin Teozofik si gjendja e ndërmjetme mes dy jetëve
tokësore, gjendje ku Egoja (Atma-Buddhi-Manas ose Trinitija bërë Një) hyn, pas
ndarjes së saj nga Kama Rupa dhe shpërbërja e parimeve të poshtme në tokë.
Natyra e Devachan si gjendje, jo si vend, nënvizohet në një përcaktim tjetër,
ku përshkruhet si kusht, gjendje hareje mendore. Filozofikisht një gjendje
mendore e ngjashme me ëndrrën më të gjallë, por shumë më reale dhe e ndezur.
Është gjendja e pasvdekjes shumicës së vdekatarëve. Në atë gjendje, entiteti
quhet Devaçani. Gjen gjithë të dashurit e vet gjatë jetës, rrethuar nga
idealizma; për më tej, provon përmbushjen e ëndrrave dhe ambicieve me vlera,
gjërat më fisnike në synimet e veta tokësore. Gjendja është plotësisht
shpirtërore, pa elementë të rëndomtë; gjendje ndriçimi, prehjeje, rigjenerimi
dhe shpërblimi për vuajtjet. Duke qenë subjektive, sidoqoftë, është një botë
private që s’mund të ndahet me të tjerë, e ngjashme me botën vetjake të
ëndrrave: shkurtimisht, pavarësisht aktualitetit të gjallë, është gjendje
iluzioni e vetëkrijuar. Miqtë tanë atje, ambienti, nuk janë realitet objektiv.
Çështja e kthimit në botën nga ku Egoja ka ikur është e
prerë: mjetet e nevojshme për të ekzistuar në planet e poshtëm janë shpërbërë,
rrjedhimisht nuk ka kthim të mundshëm. Devaçani, në botën e tij private, nuk ka
dijeni për çka ndodh në botën nga iku. Në nivelin Egoik, mund të komunikojë
rastësisht me Ego të tjera, përfshirë ata që janë ende në botën fizike, janë
gjallë në tokë. Por aftësia e të gjallëve për t’u vetëdijësuar për këto
komunikime në gjendje të zgjuar varet nga ndjeshmëria e zhvillimi i tyre; ku
kushtet lejojnë, vetëdija e tyre, sipas Blavatsky, u jep përshtypjen e ndjesinë
se janë takuar me një të dashur të vdekur e kështu ngushëllohen nga kjo.
Si gjithë proceset dhe gjendjet e tjera, kjo fazë e përvojës
së pasvdekjes vjend drejt një fundi. Si nisi gradualisht, po ashtu mbaron, edhe
njëherë humb vetëdija, por në rastin normal pas shumë vjetësh (në terma
tokësorë). Pastaj vjek koha për një mishërim të ri, parimet më të ulëta
riformohen, pjesërisht prej materialeve të vjetra. Kur lindja e re është e
pashmangshme Egoja ka një paravizion të prirjes së përgjithshme të jetës që po
vjen dhe çfarë duhet të përmbushet. Pavetëdija kthehet derisa sytë fëmijënorë
shohin përsëri mbi tokë. Rrethanat e lindjes së fëmijës, ambienti, koha e
vendi, familja dhe rrethanat, prirjet që shoqërojnë rikthimin dhe ngjarjet e
mundshme për të ndodhur, të gjitha këto kushtëzohen nga Karma. Këto janë
ekuilibrat e mbledhur jo vetëm prej mishërimit paraardhës, por edhe nga gjithë
jetët e mëparshme.
Kur një mishërim ndalet para kohe, nga sëmundje, aksident,
luftë, apo vetëvrasje, cilki normal i përvojave mes vdekjes e rilindjes do të
kalojë në ndryshimet përkatëse. Përshembull: në rastin e vdekjes në moshë të
vogël, fazat e përshkruara si shfaqje, periudha e luftës dhe ngjizjes do të
jenë të shkurtra, pasi nuk ka përvojë të mjaftueshme për përvetësim. Mund të
ndodhë, kur vdekja ndodh në fëmijëri, që parimet e brendshme të fëmijës nuk
shpërndahen por kthehen në trupin e ri. Ky është rimishërim në kuptimin e
vërtetë të fjalëpërfjalshëm. Një i ri që vdes papritur, ushtar përshembull,
mund të mos kuptojë për një farë kohe se ka vdekur, derisa të shpërbëhen
parimet nëpërmjet një procesi gradual normal. Pastaj do të bëhet i
pavetëdijshëm dhe proceset normale të vdekjes do të vazhdojnë. Ndërkohë, për sa
kohë që njëfarë ndërgjegjeje mbijeton në parimet e poshtme, si në këtë rast,
dhe derisa Egoja të niset drejt Devachan, disa komunikime reale mund të
ndodhin, por vetëm përmes një mediumi (ndërmjetësi). Kur proceset normale të
vdekjes marrin rrugë dhe Egoja largohet, nuk ka mundësi të tilla; kështuqë
vetëm guacka, dueti i mesëm i braktisur mund të kontaktohet.
Vetëvrasja shfaq një pamje tjetër. Ndryshe nga ushtari,
vetëvrasësi është përgjegjës për vdekjen e vet. Thuhet se ruan njëfarë
vetëdijeje. Mund ta brejë ndërgjegja, duke ngelur në një gjendje të trrshtuar,
derikur jeta e tij do të kishte vazhduar normalisht, por gjendja e tij mendore
do të varet nga motivi i dhënies fund të jetës së vet në tokë.
Vuajtja është gjithashtu fati i atyre që vdesin të pushtuar
nga pasione të forta jonormale, si dëshira e pakontrolluar për kënaqësi fizike,
ushqim, pije, seks, zotërime materiale apo ambicie detyruese të pakënaqura.
Përveç vuajtjes që një individ sjell mbi vete nga tërheqja për kënaqësi fizike,
nuk ka përvoja që i përkasin ferrit tradicional. Nuk ka as dënime pas vdekjes
për sjellje të këqija trupore, pasi Karma rivendos peshoren në këtë botë për të
këqijat që ndodhin këtu; çfarë mbillet në botën fizike duhet korrur në botën
fizike, pasi Ligji është përsosshmërisht i drejtë.
Në Shkencën Ezoterike vdekja shihet si çlirim nga kokëçarjet
e vuajtjet e jetës tokësore dhe një fund gjithashtu i gëzimeve në tokë, që janë
pashmangshmërisht të përkohshme. Kur ora vjen, mirëpritet nga shumë njerëz,
pasi është gjumi i gjatë “që thur mëngën e shthurur të kujdesit, balsami i
mendjeve të plagosura, shtegu tjetër i Natyrë së Madhe”, që na përgatit për një
ditë tjetër jete mbi tokë.
0 σχόλια:
Post a Comment