Friday, 7 November 2014

15 RREGULLAT E JETËS SË NDËRGJEGJSHME

15 RREGULLAT E JETËS SË NDËRGJEGJSHME
15 RREGULLAT E JETËS SË NDËRGJEGJSHME

            Zgjohuni çdo mëngjes me dashuri dhe me gëzim në zemër. Shiheni ditën e re si  një dhuratë të veçantë të Krijuesit tuaj, si edhe një mundësi të artë që ju është dhënë për ta përfunduar atë që nuk keni mundur dje. Orën e parë të mëngjesit përkushtojani të menduarit mbi suksesin dhe veprimtarisë pozitive, që kjo pastaj të mund të vi gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës...


  Rregulla e parë:
            Numëroni gjithë bekimet tuaja. Në çast do të vetëdijesoheni se jeni vërtet të çmuar, se ju vërtet jeni të rëndësishëm.
            
            Rregulla e dytë:
            Sot, dhe çdo ditë tjetër në vazhdim, bëni më tepër sesa jeni të paguar të bëni. Gjysmën e suksesit e keni arritur vetëm kur të keni mësuar të jepni më tepër sesa që pritet prej jush.
            
            Rregulla e tretë:
            Kur  bëni gabim apo jeta ju jep goditje të rëndë, mos u merri me to edhe aq gjatë.
            Gabimet janë mënyrë e zakonshme me të cilën jeta na mëson.
            
            Rregulla e katërt:
            Orët tuaja të gjata të punës dhe mundimit shpërblejini gjithnjë në mënyrën më të mirë ,rrethohuni me anëtarët e familjes suaj. Kultivojeni me kujdes dashurinë e tyre, duke kujtuar se fëmijëve tuaj ju duhet modeli e jo kritika.
           
            Rregulla e pestë:
            Përmbusheni këtë ditë me mendime të këndshme dhe pozitive. Mos u mërzitni shkaku i çdo papërsosmërie për të cilën frikësoheni se do ta ngadalësojë përparimin tuaj. Përkujtojani vetes aq shpesh sa kjo është e nevojshme, se jeni qenie hyjnore dhe se keni mundësi që, duke ngritur mendimet tuaja, të realizoni çdo ëndërr.
            
            Rregulla e gjashtë:
            Le të flasin përherë veprat tuaja për ju, por pandërprerë ruajuni nga kurthet e tmerrshme të krenarisë së rrejshme dhe mburrja, e cila mund të ndalë përparimin tuaj. 
            Rregulla e shtatë:
            Çdo ditë është dhuratë e veçantë e Perëndisë dhe pasi nuk është e mundur që jeta përherë të jetë e bukur, asnjëherë mos u lejoni përpjekjeve, pengesave dhe ngarkesave që, qoftë edhe për një çast, ta helmojnë qëndrimin tuaj dhe ecjen drejt te ardhmës. Gjithnjë derisa mbi vete mbani pallton me zhele ankimi, nuk keni për të fituar, kurse tingulli i hidhur i vajtimit tuaj pa dyshim se do të përzë çdo mundësi suksesi. Kurrë më ankime. Kjo është rruga më e mirë.

            Rregulla e tetë:
            Kurrë më mos i stërngarkoni ditët dhe netët tuaja me gjëra banale e të parëndësishme, sepse nuk do të keni kohë të përballeni me sfidat e vërteta kur të vijnë.
            
Rregulla e nëntë:
            Jetojeni këtë ditë si me qenë e fundit e jetës suaj. Mbajeni mend se "nesër" ndodhet vetëm në kalendarët e budallenjve. Harrojini dështimet që kanë ndodhur dje, injorojini problemet që do të vijnë nesër,jetoni sot.
           
            Rregulla e dhjetë:
            Duke filluar nga sot, secilin që takoni, mikun apo armikun, të njohurin apo të panjohurin, shiheni si njeriun i cili po atë mbrëmje, në mesnatë, ka për të vdekur.
            
            Rregulla e njëmbëdhjetë:
            Qeshuni me veten dhe jetën. Jo në kuptimin ironik , por në kuptimin e ilaçit apo lëngut magjik,ne kuptimin e eliksirit te jetes, i cili do ta lehtësojë dhembjen tuaj, do ta shërojë depresionin tuaj dhe i cili do tju ndihmojë që ta kuptoni drejt dobësinë momentale e cila ju ka ndodhur. Me zvogëlimin e tendosjes, brengosjes dhe shqetësimit,qeshja do ta lirojë forcën tuaj të gjykimit që më mirë të gjendeni në situatat të cilat pikërisht po ju rrethojnë. Kurrë mos e merrni veten tepër seriozisht.

            Rregulla e dymbëdhjetë:
            Kurrë mos i zini "asgjë" gjërat e vogla. Kurrë mos shkurtoni përpjekjet shtesë, ata minuta shtesë të kujdesit, të fjalëve të buta të falënderimit e bekimit të cilat do ta mbërrijnë kulmin e asaj që ju mund ta bëni. S'është me rëndësi çfarë të tjerët mendojnë. E rëndësisë më të madhe, megjithatë, është çfarë ju mendoni për veten. Kurrë s'do ta arrini kulmin e realizimit tuaj, që do të duhej t'ju karakterizonte, po qe se pandërprerë fshiheni qosheve dhe i ikni përgjegjësisë.
            
            Rregulla e trembëdhjetë:
            Priteni çdo mëngjes me dashuri dhe me gëzim në zemër. Shiheni ditën e re si edhe një dhuratë të veçantë të Krijuesit tuaj, si edhe një mundësi të artë që ju është dhënë për ta përfunduar atë që nuk keni mundur dje,po sot mundeni.
            
           Rregulla e katërmbëdhjetë:
            Do ta përmbushni ëndrrën tuaj ashtu që do ti përcaktoni qëllimet për çdo ditë dhe jo projekte të komplikuara e të rënda, por punë të thjeshta, të cilat, hap pas hapi, do t'ju dërgojnë tek ylberi juaj.
            
            Rregulla e pesëmbëdhjetë:
            Mos i lejoni askujt që ta turbullojë festën tuaj dhe në këtë mënyrë të hedh hije në ditën që po ndodh. Mbajeni në mend se nuk ka aso farë talenti, nuk ka aso farë vetëpohimi, nuk ka aso farë mendjeje dhe nuk ka aso farë personaliteti që është i thirrur ti gjykojë të tjerët
            Asgjë nga jashtë nuk mund të ketë ndikim në ju nëse ju, më parë, nuk ia jepni lejen. Koha juaj edhe është tepër e vlefshme që ta sakrifikoni me ditë të ngrysura, duke përballur instinktet primitive të urrejtjes, xhelozisë e lakmisë.
            Udhëhiqeni jetën tuaj të harxhueshme me shumë kujdes. Vetëm Zoti mund ta krijojë lulen, por çdo maskara mund ta këpusë.
Share:

0 σχόλια:

Post a Comment

Powered By facebook.com

syri3. Powered by Blogger.

Categories

SHKENCA MISTIKA FILOZOFI HISTORI MEDITIME RELIGJONE fizika gastronomia KRISTIAN PARAPSIKOLOGJIA Universi gjenetika ushqime ushqime te shendeteshme ushqime-bio EZOTERIZEM Egjipt Enigma HËNA MENDJA MIRQENIEN MENDORE RACA NJERËZORE SKENDERBEU TOKA TRURI energjia forca e trurit galaktikat ideologjia krishterimi makrobiotika misteri shkenctaret shëndet syri-trete syritrete Ajnshtajn Anikunit Atomet BIMËT NË SHËRBIM TË NJERIUT Bota Islame EZOTERIK Egjiptit të lashtë Elektronet FITOTERAPIA FLIJIMI Flijimi i virgjëreshave Fshati që u zhduk Gjergj Kastrioti HIEROGLIFET Jeta KALENDAR KASTRIOTET KULTURË SHQIPTARE Karbohidratet Kodi i Da Vinçit Lashtësia Luleshurdha Mjedise OKULTE OKULTIZMI PAGAN PSIKOLOGJIA Prejardhja e kalendarit Proteina RA SHQIPERIA STONHENXHIT Tokën Trashëgimia e Stonhenxhit Tutankamunit Varri i Neferitit Vitaminat Yndyra aids albert-ajnshtajni ari bigbengu bime dashuri demaskimit të tradhtisë dimesione dimesioni 4 dimesioni11 egjiptologji elektrodinamik element element-kimik emocional feja feja e ilireve feja islame ne shqiperi feja katolike feja ne shqiperi feja ortodokse historia e zhvillimit i trurit kanada mister kanceri klonimi klonimi i njeriut klonimi kafsheve klonimi ne bote koha kuantike lindja e universit magjia mason mbretëresha egjiptiane metale mineralet mitologji mjalti mjeksia natyra ndryshimi mendore neferiti ormus papati perdorimi-i-mjaltit platini produkte prometeik relativiteti semundje shikimi mendore substanca syri3 teknologji templar teorit-fizike univers paralel ushqime me proteina ushqyerit vdekja vetit-ushqyese

Labels