TË DREJTË NDAJ VETES |
JENI TË DREJTË NDAJ VETES?
Loja për trupin është
sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin,jeta është lojë. Para se
ti hapë sytë në mëngjes, gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort që
mundem. Dhe nëse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrihem shtrirazi, e di
se dita do të jetë e mirë për mua...
Sillem ndaj vetes ashtu siç do të
dëshiroja që të tjerët të sillen ndaj meje...
Kur mendoj se njerëzit
nuk sillen mirë ndaj meje kjo më nxit të mendoj se si sillem unë ndaj vetes.
Tashme jeta më është më e bukur, sepse jam përkujdesur për veten në ato gjëra
të rëndësishme per mua. Ndonjëherë ende e kam ndjenjën se nuk e fitoj pjesën që
më takon po prap ndjehem optimist. Ende nuk më pëlqen kur ndjej se nuk sillen
mirë me mua. Mirëpo posa të ndalem për një çast dhe të kuptoj se ndjehem si
viktimë, e dij se kush më ndjek pas,vetja ime,unë vet. Së shpejti kujtohem se
mund të jem ose shoku më i mirë i vetes ose armiku më i keq i vetes. E gjitha
varet prej asaj se çka vendos të mendoj dhe të veproj une.
Nuk më pëlqen kur të
tjerët mendojnë se jam i pabesë ndaj pritjeve të tyre ,për këtë dhe i shmangem
prej asaj që vetes ti vendos qëllime të paharritshme dhe të krahasohem me atë
që mendoj se do të duhesha të jem. Kur jam i zhgënjyer në vetveten, kjo ndodh
zakonisht për arsye se nuk e kam përmbushur atë që vetvetes ja shtrova si
qëllim.
Mësova që mos ti pres
festat e Kërshëndellave, me qirinj dhe me familjen absolutisht mirënjohëse dhe
me shokët.
Tani këto i shikoj,
sikur një rast që të falënderohem për atë që veç e kam. Zhgënjimi, është
dallimi mes fantazisë dhe realitetit qe me ndodh.
Tani thjesht e çmoj
atë që ndodh, në vend se ta krahasoj me atë se çka do të duhej të ndodhë.
Mësova se dhembja personale e imja vjen prej dallimit mes asaj se ç'është duke
ndodhur dhe asaj që mendoj se do të duhej të ndodhte. Do të thotë, nëse heq
dorë prej asaj që mendoj se i mungon fantazisë dhe nëse jam mirënjohës për atë
që veç është mirë në realitet, do të jem i lumtur.
Tek unë kjo vepron.
Kujdesem për veten ashtu që e krahasoj atë që dëshiroj me atë që më nevojitet.
Çfarë është dallimi mes dëshirës dhe nevojës? Nevoja është diçka që është e
domosdoshme për të mirën tonë. Dëshira është diçka që mendojmë se do të na bëjë
të lumtur, por shpesh kjo nuk është kështu nuk na ben te lumture. Dëshiroj një
çokolatë. Më nevojitet oksigjeni. Kjo është sikur suksesi dhe lumturia. Shumë
njerëz të sukseshëm por të palumtur zbuluan se ajo për të cilën pretendonin nuk
i bëri të lumtur.
Unë ndjehem më i
sukseshëm kur e fitoj atë që dëshiroj. Por ndjehem i lumtur edhe kur dëshiroj
atë që fitoj. Gjërat i shoh më kthjellët, kur ndalem për pak dhe shikoj se për
çka jam duke pretenduar. Kurrë, nuk mund ta fitojmë mjaft atë që nuk na
nevojitet. Kjo është sikur kur dëshiron
para, i fitosh, zbulosh se nuk të bëjnë të lumtur, e megjithatë dëshiron më
tepër, duke shpresuar se ato do të bëjnë më të lumtur.
Si mund të di atëherë
se ç'më është e nevojshme?
Ashtu që i kushtoj
kohë mendimit mbi atë se ç'më bën mua të lumtur. Ndonjëherë jam i disponuar ti
shënoj disa gjëra dhe ti analizoj. Ndonjëherë, prap, dal në shëtitje dhe e
dëgjoj veten në qetësi. Kur e veçoj një minutë që të pyetem: "A më
nevojitet vërtetë ajo, pas së cilës vrapoj?", shpesh ndalem së vrapuari
pas saj.
Stresi në
jetë mund të zvogëlohet nëse nuk je i drejtuar kah diçka që nuk të nevojitet.
Natyrisht. Ç'mendon, si do ta ndjenim veten unë dhe ti nëse do të
mundoheshim fort që të arrijmë diçka dhe në fund zbulojmë se ajo që arritëm as
që na është nevojitur ndonjere.
Po ç'të bëjmë kur gjërat
fillojnë të shkojnë keq? Si kujdesm për veten? Shikoj tej së keqes deri sa të
mos ndeshem në diçka të mirë. E bëj jetën time më pak të komplikuar. Kjo është
mënyrë e shpejtë që të zvogëlohet stresi. I thjeshtësoj gjërat deri sa të arrij
në thelbin e asaj që më bën të lumtur. Kur vij deri te ajo më e thjeshta, i
përmbahem asaj. Sa më e thjeshtë që më është jeta, është më e qetë. Po me çka e
thjeshtësoj jetën time. Luaj. Loja është sikur qeshja. Ajo, po ashtu, është
njëra prej mënyrave të kujdesem për veten.
Loja për trupin është
sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin. Jeta është lojë. Para se t'i hapë sytë në
mëngjez, gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort që mundem. Dhe nëse nuk
i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të jetë e
mirë për mua.
Sa plakem
edhe bëhem , shpresoj -,më i mençur, më duket se në të vërtetë ekzistojnë vetëm
dy emocione bazë në jetën time. Ato dy emocione janë Dashuria (pozitive) dhe
Frika (negative). Njëra është mungesë e tjetrës. Mund të jetë që të gjitha
emocionet tjera të jenë variacione të këtyre dyjave.
Kur vendos të punoj
nga dashuria, ndjehem i siguruar. Ndjehem më i lumtur.
Pra, kur vendos diçka, pyetem: "A e mora këtë vendim nga dashuria
apo nga frika?"
Nëse vendimet i marr
nga frika, qoftë me vetëdije apo jo, në fund nuk më dalin për të mira. Kur marr
vendim të bazuar në dashuri , ndjehem mirë ,madje edhe para se të dij për
rezultatin. Edhe një mënyrë të kujdesem
për veten është veçimi i një pjese të kohës dhe parave. Çfarë shembulli qenka
ky i kujdesit tënd për veten?
Kur veçoj paratë ose
kohën, kjo më përkujton gjithmonë në atë se nuk friksohem. Besoj se gjithmonë
do të kem mjaft ashtu që ti ndaj me të tjerët.
Edhe kur frikohem,
tentoj ti marr vendimet që nuk bazohen në frikë. E dua atë ndjenjë kur vendos
se nuk do të friksohem.
Ne të gjithë e dimë se
ç'është e mirë për neve. Vetëm na nevojitet mjaft kohë të kujdesemi për veten
dhe jeten tone.
0 σχόλια:
Post a Comment