bimet mjekesore |
BIMËT ΜJEKUESE
Duke buzëqeshur me
krenari i tregonte dhëmbët e bardhë në numër dhe bënte me gisht drejt bimëve,
duke thënë: “Unë kurrë nuk pi ujë. Gjithnjë pi çajëra në vend të ujit. Nuk
është e thënë që çajërat gjithmonë të jenë të nxehta. Unë pi edhe çajëra të
ftohta dηε të akullta, sidomos nga bari i hajdutit
(barpezmi), çaji i egër (trauma ose trumza, angjelika)...” vazhdonte ti
numëronte të tjera bimë xha Ademi, përderisa mua më shkoi mendja te dhëmbët e
mij...
Mu kujtua edhe tregimi
i një mjeku zyrtar për një familje mbretërore të shekullit të kaluar, që kishte
vdekur ngase kishte përdorur vetëm ushqime të botës shtazore, nga mungesa e
vitaminave që organizmi e merr nga bota bimore. Madje dhe ma bënte me dije i njëjti
mjek se shumë sëmundje kancerogjene dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut
dhe zemrës, vijnë nga ushqimi kryesisht shtazor. Edhe pse në vende perëndimore
gjithnjë e më tepër zhvillohen të gjitha degët e mjekësisë dhe të
farmakologjisë, mjaft shpesh mund të hasen edhe mjeke popullore, shitore të
specializuara për makrobiotikë ku mund t’i gjejmë gati të gjitha llojet e
bimëve të kërkuara për nevoja shëndetësore. Me shumë pak përkushtim, secili
njeri mund të gjej mjaft bimë edhe në barnatoret tona, p.sh.: kamomilen,
mendrën, trumzën, kaçën, rrënjën e mugallës së bardhë, etj. Bimët tjera, si
bliri, bar blete, bar pezmi me njëmijë gjethe, bar ethesh (kantarioni), hudhra,
majdanozi, kopra, hithi, kalendula mjekësore, gjethe dielli, etj. ndodh t’i
kemi në oborr apo aty pranë në ndonjë livadh. Mjafton që secila shtëpi ti ketë
vetëm këto bimë dhe ti përdor gjatë ditës sipas nevojës.
Do tju njoftojmë me
disa bimë, që do t’ju shërbejnë, mjekojnë dhe freskojnë jeten dhe shendetin
tuaj.
Kaça (Resa canina L.)
Kjo bimë është fryt i
trëndafilit të egër. Veçanërisht është i pasur me vitaminën C. Po ashtu përmban sasi të mjaftueshme edhe të
vitaminave: B, E, K, A, etj.
Bimët mund t’i gjeni
në natyrë, apo t’i bleni të gatshme në barnatore në paketim me filtër qeske.
Infuzi me këtë bimë përgatitet kur në 200 ml ujë (në enë) vendoset në të 1
filtër apo 5-10 fruta të thara të kaçës dhe zihen 2 minuta. Çaji përgatitet kur
në ujë valë vendoset një qeskë dhe pas dy minutash pihet lëngu. Kryesisht
infuzi i kaçës, që merret 3-4 herë në ditë nga 200 ml, përdoret në rastet e
dobësimit të organizmit gjatë sëmundjeve, për forcimin e imunitetit, kundër
diarresë, gjakderdhjeve, si diuretik, kundër
gripit në rrugët urinare, avitaminozën, sekrecionet e tepërta vagjinale,
lodhjet, askariaza (krimbat në zorrë), kundër gripit, kundër anemisë etj.
Infuzi i kaçës po ashtu pastron gjakun nga materiet e tepërta.
Majdanozi
(Petroselinum Sativum L.)
Kjo bimë zakonisht në
shumë raste përdoret si mëlmesë e tharë apo e freskët, në shumë gjellëra dhe
sallat.
Këtë bimë më së lehti
mund ta gjejmë në secilin treg të perimeve. Është bimë që kultivohet. Përdoret
kryesisht e tharë. Në të shumtën e rasteve përdoret e tërë bima: gjethet,
rrënja dhe fara. Kjo bimë i stimulon funksionet trupore, bënë pastrimin e
gjakut, është diuretik i mirë, me ç’rast ndihmon në largimin e materieve të
dëmshme përmes urinimit, rregullon menstruacionet, rregullon tonusin e fijeve
të lëmueshme muskulore (zorrët, kanali urinar, mitra, idhëza etj.). Kjo bimë
kryesisht përdoret kundër pagjakësisë, lodhjes së përgjithshme, reumës,
menstruacioneve me dhembje, etj.
Dekokti nga kjo bimë
bëhet ashtu që marrim tërë bimën dhe e ziejmë 10 minuta. Në 200 ml ujë vendoset
një lugë gjelle majdanozi. Në ditë duhet pirë 3 gota çaji të tillë. Megjithatë
nuk bënë të teprohet doza, ngase kjo bimë ka substanca të forta aktive që mund
të çrregullojnë funksionin e veshkave.
0 σχόλια:
Post a Comment