BESIMI DHE BINDJET |
BESIMI DHE BINDJET
Njerëzit reagojnë negative
vetëm atëherë kur rrethi personal i mendjes së tyre është negativ.
Personaliteti është multidimensional, është i liruar prej kohës dhe hapësirës.
Fati i çdo njërit prej nesh është në duart tona personale. Me problemet që nuk
arrijmë të ballafaqohemi në këtë jetë, me të njëjtat probleme do të ballafaqohemi edhe në jetën tjetër.
“Ti gjithmonë ke ekzistuar, dhe ti gjithmonë ke për të ekzistuar. Ky
është kuptimi i ekzistimit. Zoti i cili është, gjendet brenda teje, sepse ti je pjesë e çdo gjëje që
është”...
Në qoftë se veten e
nënçmon, atëherë thua: “Unë jam organizëm fizik dhe jetoj brenda kufijve të
hapësirës dhe kohës,jam nën mëshirën e
hapësirës që më rrethon”.
Në qoftë se veten e
çmon, atëherë ti thua: “Unë jam individ, unë e formoi hapësirën fizike.
Unë e konstruktoi dhe e ndërrtoi botën time. Nuk varem as prej kohës dhe
as prej hapësirës. Unë jam pjesë e të tërës së asaj çka ekziston. Nuk ekziston
vend brenda meje i cili nuk mbanë kreativitet”.
Idetë e juaja të
vetëdijshme, prirjet dhe bindjet, e udhëheqin shëndetin dhe aktivitetet e
qelizave .Efektet e trupit ndihen në mendje, dhe efektet e mendjes ndihen në
trup.
Të bindurit në vetë
sëmundjen varet prej besimit tënd se ti je pavlerë njerëzore, fajësi dhe papërsosshmëri.
Ekzistojnë mënyra të
ndryshme të ndërrimit të besimit dhe kthimin në të kundërtën.
Një nga metodat e veçanta është metoda 3 rremashe.
Ne prodhojmë emocione
të kundërta prej asaj që rrjedh prej besimit tonë dhe që dëshirojmë ti
ndërrojmë dhe e kthejmë imagjinatën tonë në drejtim të kundërt prej atij
besimit të caktuar, të mëparshmit, që e
kemi pasur.
Duhet ta kuptojmë se
idetë nuk janë të palëvizshme.
Emocionet dhe
imagjinata i lëvizin ato në një orientim apo në tjetrin, i forcojnë ato apo i
zhdukin ato.
Duhet ta shfrytëzojmë
vetëdijen duke luajtur me te, duke formuar lojëra siç i bën fëmija, në të cilën
për momentin plotësisht e injoroni atë që është shfaqje fizike dhe ajo çfarë dëshironi është me të vërtet e
vërtet dhe reale.
Nëse jeni të varfër,
qëllimisht shtiruni se çdo keni çdo send që ju nevojitet financiarisht. Nëse
jeni të sëmur, luajeni rrolin se jeni të shëruar. Shikojeni veten ashtu si keni pasur dëshirë
të bëheni. Nëse nuk mund të komunikoni me të tjerë, paramendoni se këtë me
lehtësi po e bëni. Nëse ditët e juaja i shihni të errtë dhe pa qëllime, atëherë
paramendojeni si ato u janë me plot suksese dhe gëzueshmëri.
Imagjinata e juaj i
aktivizon emocionet, ngjithashtu dhe me
besnikëri i ndjek bindjet tuaja. Ashtu si mendon ashtu dhe e ndjeni veten, e jo
e kundërta.
Bindjet e juaja e
formojnë realitetin e juaj, trupin dhe gjendjen e tij, miqësinë personale, dhe duke e marr ma gjerësisht, e formojnë
civilizimin dhe botën e juaj.
Imagjinata dhe
ndjenjat, i ndjekin bindjet e juaja, e jo e kundërta.
Bindjet e juaja e
bëjnë realitetin tuaj, e formojnë jetën tuaj dhe gjendjen e saj.
Të gjitha fuqitë e
Unit tuaj të brendshëm lëvizin në atë drejtim të bindjeve të juaja të
vetëdijshme. E keni humbur ndjenjën ndaj mendimeve të vetëdijshme, sepse jeni
të mësuar se kjo nuk është ajo që e formon jetën tuaj.
Deri sa të mbaheni në
atë besim të vetëdijshëm, keni për ta përjetuar si realitet.
E vetmja dalje është
që të bëheni të vetëdijshëm për bindjet e juaja, të te menduarit e vetëdijshëm
dhe t’i ndërroni bindjet ashtu që t’i sillni në rend me realitetin që doni ta
përjetoni. Imagjinata dhe emocionet do të aktivizohen automatikisht për ti
përforcojnë besimet e reja.
Ndërrimi i bindjes në
pozitive.
Thuaj: “Për arsye se
besoj që kam shumë kilogram mbi peshën time normale, dhe shkaku i këtij besimi
dhe i kam kilogramët e tepër, për këtë shkak, unë për vete, prej tani do të
mendoj për peshë ideale”.
Pa marr parasysh se a
e kupton apo e pranon prapavijën e reinkarnimit tënd, apo nuk e kupton e as pranon,
me rëndësi që ti në këtë jetë të jetosh i shëndosh dhe në drejtpeshim. Ne e
formojmë realitetin tonë të përditshëm. Gjithashtu duke i zgjidhur problemet
tona, ne arrijmë t’i lehtësojmë
“personalitetet e kaluara” dhe të “ardhshme”.
Nëse ti donë të dish
se çka mendon për veten, pyete vetveten tënde çka ti mendon për tjerët. Në këtë
mënyrë e din çka mendon për vete.
Njerëzit reagojnë në
sugjestionet negative vetëm atëherë kur rrethi personal i mendjes së tyre është
negativ. Personaliteti është multidimensional. Individi, si qenie, është i
liruar prej kohës dhe hapësirës. Fati i çdo njërit prej nesh është në duart
tona personale. Me problemet që nuk arrijmë të ballafaqohemi në këtë jetë, me
të njëjtat probleme (te ngjashme) do të ballafaqohemi edhe në jetën tjetër. Nuk
mundemi ta fajësojmë Zotin, shoqërinë apo prindërit tanë për fatkeqësitë tona,
sepse, para kësaj jete fizike, ne i kemi zgjedhur vet kushtet të cilat, ne
lindjen tjetër, do të na bëjnë fatlum, njashtu edhe thirrjet e jetës të cilat
janë më të përshtatshme për zhvillimin ton. E kemi formuar materien fizike aq
lehtë dhe pa vetëdije njëjtë sikur marrim frymë. Në mënyrë telepatike, të
gjithë jemi të vetëdijshëm për idetë masive prej të cilave i formojmë konceptet
tona të realitetit fizikë.
0 σχόλια:
Post a Comment