celuliti |
PARANDALIMI I CELULITIT DHE ΤΕ SËMUNDJEVE TË VENËVE
Qëndrimi ulur është
armiku numër një për funksionim të rregullt të qarkullimit limfatik dhe venoz.
Muskujt e tkurrur, në të vërtet i nguhtojne muret e enëve të gjakut, të cilët,
të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë-lart...
Nëse në fund të orarit të punës
ose aktiviteteve te tjjera, ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte
sinjali i parë që, po qese nuk përfillet, do të mund të na ngadalësoj
qarkullimin venoz dhe atë limfatik, e
cila mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara. Kujdesi i vogël që
do tju kushtojmë këmbëve, do të mënjanonte jo vetëm pengesat momentale, por do
të ndihmonte edhe në evitimin e komplikimeve të më vonshme serioze.
Nëse kalojmë shumë orë duke punuar në tavolinë, ose qëndrojmë në këmbë
pa pushuar, na ngadalësohet qarkullimin e gjakut, në të vërtet na rritet sasia
e gjakut që rrjedhë poshtë dhe pengon kthimin lart, drejt zemrës, ku duhet të
pastrohet dhe të rikthehet në cikël te saj.
As personat që veshin fustane të puthitura dhe të ngushta ose pantallona
të ngushta, nuk janë të liruar nga lodhja dhe nga dobësia e këmbëve, sepse
venet dhe enët limfatike duhet të jenë të lira për të kryer funksionin e tyre;
veshmbathja e ngushtë vetëm bënë presion në këto enë, dhe si pasojë, ngadalëson
qarkullimin venoz.
Ambienti tepër i
ngrohtë është i dëmshëm për qarkullim dhe shkakton ndjenjën e rëndë në këmbë.
Si t’u shmangemi ?
Nëse puna ju detyron
të qëndroni gjatë ulur, ekziston mënyra për të stimuluar aktivitetin muskulor e
më këtë edhe qarkullimin. Në pyetje janë ushtrimet “izometrike”, gjegjësisht
lëvizjet të cilat i stimulojnë muskujt
edhe në gjendje qetësie. Thjesht, çdo 10-20 minuta duhet të tkurren muskujt e
këmbës, ashtu që në fillim tkurren, pastaj relaksohen, 20 herë me radhë.
Fillohet nga pulpat e këmbëve, pastaj kalohet në muskuj e kofshës, në regjionin e ndenjës dhe
stomakut. Kështu iu ndihmohet muskujve të jenë “pompë” për qarkullimin kthyes
ku do rikthehet ne cikel te saj.
Është e me rëndësi që
kur flini ose kur pushoni të shtrirë, ti mbani këmbët lartë, ashtu që shputat e
këmbëve të jenë mbi nivelin e zemrës. Kështu lehtësohet kthimi i gjakut venoz,
kurse këmbët do pushojnë.
Dushi, në fillim me ujë të
ngrohtë e pastaj me ujë të ftohtë, në mënyrë alternative, preferohet si
gjimnastikë pasive për enët e gjakut, të cilët nën ndikime ujit të ngrohtë,
zgjerohen , kurse nën ndikimin e ujit të ftohtë, ngushtohen, duke stimuluar
kështu aktivitetin e tyre pompues.
Masazhi i këmbëve, kur janë të
lodhura, është i mirëseardhur për relaksim dhe për eliminimin e pengesave lidhur me qarkullimin e keqësuar.
Masazhi gjithnjë duhet të filloj nga nyjet drejt pjesëve të sipërme të këmbës,
për të lehtësuar kthimin e gjakut dhe të limfës nga periferia drejt qendrës.
Pengesat në qarkullimin
Arteriet e marrin
gjakun e pasur me oksigjen dhe materie ushqyese nga zemra dhe ja dërgojnë
organeve dhe indeve. Ky këmbim bëhet në nivel të kapilarëve, kurse produktet e
mbetura përmes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemrës. Kjo është
e mundur vetëm nëse sistemi limfatik dhe aji venoz janë funksionalë.
Për të mundësuar këtë,
muskujt e këmbës me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojnë
kthimin e gjakut “të papastër” lart, duke imituar pompën hidraulike, e cila me
forcën e vetë e mposht ndikimin e gravitacionit. Në të kundërtën vjen deri te
staza e gjakut, në të cilën qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejnë
drejt zemrës. Indet kështu nuk ushqehen mirë; nuk marrin oksigjen të mjaftuar.
Kjo gjendje shkakton ndjenjën e lodhjes dhe të dobësisë së këmbëve.
Me kalimin e kohës,
staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndërmjet kapilarëve,
qelizave indore dhe enëve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalësimin e
qarkullimit. Pasojat: celuliti, këmbët e ënjtura dhe venat e zgjeruara.
0 σχόλια:
Post a Comment