Njeriu dhe Universi |
ASGJË ΝUK NDODHË PA ARSYE
Inteligjenca
universale është gjithnjë nën shërbimin tonë dhe vepron në përputhshmëri me atë
se çfarë ne besojmë,kju eshte sekreti per te arritur gjiyhcka. Besimi është
forca që e vë në lëvizje gjithë universin. Kjo forcë na dërgon gjithnjë sinjale
se cilën rrugë duhet ta ndjekim në mënyrë që ne të arrijmë më lehtë tek qëllimi
ynë, megjithatë, ne nuk e vëmë shumë veshin këtyre sinjaleve dhe themi qe jane
rastësi. Në univers nuk ndodh asgjë rastësisht kjo eshte e sigurt. Gjithçka
është e lidhur dhe e sinkronizuar shumë mirë nga inteligjenca universale...
Që nga momenti që ne
bëhemi të vetëdijshëm për botën që na rrethon, e pyesim vetën se ku është vendi
ynë në të? Ç´farë fati na është përcaktuar neve?
Në moshën e fëmijërisë ne e
parafytyrojmë të ardhmen si një letër e bardh, mbi të cilën ne e shkruajmë
historinë e jetës sonë. Mundësit na shfaqen si të pakufizuara dhe jeta na duket
më e këndshme e më e lirë. Por, sapo të
rritemi e ta arrijmë moshën e pjekurisë, fillojmë t`i përjetojmë përkufizimet
dhe shikimi ynë drejt së ardhmes ngushtohet. Ajo çka më herët na dukej e lirë
dhe me mundësi të pakufizuara, fillon të na shfaqet më e ngushtë e më e errët.
Megjithatë është e
mundur që ta kthejmë kënaqësinë e potencialitetit të pakufizuar dhe ta jetojmë
jetën të lumtur. Ky potencialitet i pastër na mundëson që ta jetojmë jetën që
kemi dëshirë dhe të ecim lirshëm drejt qëllimit që ia kemi dhënë vetes.
Hapi i parë për ta
rikthyer jetën në duart tona është ta kuptojmë esencën e 3 fushave te ekzistencës.
FUSHA 1:
Zona fizike
Fusha e parë e
ekzistencës është zona fizike apo materiale d.m.th. universi që ne e shohim.
Kjo është fusha të cilën ne më së shumti e njohim dhe të cilën ne e
përshkruajmë si bota reale. Ajo përmban
materie dhe objekte të kufizuara, gjithçka 3 dimensionale, çka ne mund ta
perceptojmë me shqisat tona, d.m.th. çka ne mundë të shohim, të dëgjojmë, të
prekim, të shijojmë dhe të nuhasim. Kësaj zone i përket trupi ynë, era, toka,
uji, gazrat, kafshët, mikrobet, molekulat dhe ekrani i këtij kompjuteri ku ju
po i lexoni këta rreshta. Në këtë zonë 3 dimensionale futet edhe koha si
dimensioni i katërt e cila na duket se po rrjedh ne një vijë të drejtë dhe
përfshinë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo do të thotë se gjithçka
në zonën fizike apo materiale ka një fillim, një mes dhe një fund . Gjithçka
fizike lind dhe vdes. Bota fizike të cilën ne e përjetojmë është e sunduar nga
ligjet fizike, si p.sh. ligji i gravitetit apo ai i tërheqjes. Dhe këto ligje
janë aq të sakta sa që ne mund të parashikojmë ngjarje në të ardhmen,
Ligji i tërheqjes na
thotë se gjithçka çka ne mendojmë dhe besojmë, e tërheqim dhe ajo krijohet në
realitetin tonë. Ky ligj është i njëjtë për të gjithë dhe nuk bënë asnjë
dallim. Në një pikëpamje më të thellë mund ta paramendojmë njeriun si një nga
magnetet më të mëdhenj në natyrë. Ajo çka ne e besojmë dhe e themi me mendjen e
me fjalët tona, po atë edhe do ta tërheqim e do ta përjetojmë në realitetin
tonë.
FUSJHA 2:
Zona e kuanteve
Në fushën e 2 të
ekzistencës përbëhet gjithçka nga informacioni dhe energjia. Kjo fushë
përshkruhet si zona e kuanteve. Gjithçka në këtë fushë është jomateriale dhe
nuk mundë të preket apo të perceptohet nga shqisat tona. Mendja e juaj,
mendimet e juaja, Egoja e juaj, janë pjesë e vetes suaj, të cilat ju i ndjeni
si normale. Këto të gjitha janë pjesë përbërëse të zonës së kuanteve. Këtu nuk
kemi të bëjmë me materie apo diçka që mundë të preket, megjithatë ju e dini dhe
jeni të sigurt se mendja juaj dhe mendimet e juaja ekzistojnë. Në të vërtetë
është gjithçka që ne e shohim në Universin material asgjë tjetër përpos
manifestim i energjisë dhe informacioneve nga zona e kuanteve. Bota materiale
është një nënrenditje e botes së kuanteve. Gjithçka në zonën fizike përbëhet
nga informacioni dhe energjia. Formula e njohur e Albert Ajnshtajnit (Albert
Einstein 1879 – 1955) E = mc2 na tregon se energjia (E) është e barabartë me
masën (m) shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katrorë (c2). Kjo do të thotë se
energjia dhe materia (masa) janë të njëjta dhe shfaqen në trajta të ndryshme.
Ne kemi mësuar në orët
e kimisë në shkollë se trupat e ngurtë përbëhen nga molekulat e pastaj
molekulat përbëhen nga njësit edhe më të vogla të quajtura atome. Më vonë kemi
mësuar se si atomet përbëhen nga grimcat ndërbërthamore, të cilat nuk janë të
forta apo të ngurta. Ato janë paketa të vogla apo valë të cilat përbëhen nga
informacioni dhe energjia.
Në fillim ndoshta ju
duket e vështirë për ta kuptuar dhe pranuar këtë fenomen dhe sigurisht se do ty pyesni vetën, se si është e mundur
që ne t’i perceptojmë valët që përbëhen nga energjia dhe informacioni si trupa
të ngurtë? Përgjigja është se këto ndodhi zhvillohen në zonën e kuanteve me
shpejtësinë e dritës (300.000 km/s – d.m.th. 300 000 kilometra në sekondë) dhe
shqisat tona nuk kanë aftësi ti perceptojnë ato. Në sytë e tonë ekziston
dallimi mes një objekti dhe objektit tjetër, sepse mënyra dhe frekuenca se si
njëri objekt manifestohet ne natyrë, apo dridhjet e valëve të energjisë së tij,
dallojnë nga frekuenca e objektit tjetër dhe mënyra e dridhjeve se si ai
manifestohet në natyrë. P.sh. unë e kam lëshuar radion në valët FM 105.2 MHz
dhe dëgjojë muzikë popullore ndërsa ju e keni lëshuar radion në valë tjera dhe
dëgjoni Rap. D.m.th., energjia i përshtatet informacionit dhe manifestohet në
botë përmes valëve.
Pra, bota fizike, bota
e objekteve dhe materies, përbëhet nga informacionet të cilat janë të ruajtura
si energji me frekuencë dhe dridhje të ndryshme. E vetmja arsye pse ne nuk e
shohim botën si një rrjet jashtëzakonisht i madh i energjisë është, sepse kjo
energji dridhet me frekuenca shumë të madhe për sytë tanë.
Sytë tanë dhe shqisat
tjera janë ashtu të programuara që ne t’i shohim objektet si 3d dhe t’i
perceptojmë ato si të ndara. Në të vërtetë, në zonën e kuanteve nuk ekziston
kjo ndarje fare.
Mendja jonë është pra
një fushë e energjisë dhe e informacionit. Çdo ide është po ashtu energji dhe
informacion. Trupi ynë dhe e gjithë bota fizike janë vetëm në parafytyrimin dhe
mendjen tonë të ndara dhe dallojnë njëra me tjetrën. E ku mundë ta ketë pra
mendja pikënisjen e saj, e cila është përgjegjëse për të gjitha këto?
FUSHA 3:
Zona Virtuale
Në zonën e 3 të
ekzistencës përbëhet gjithçka nga inteligjenca dhe vetëdija. Këtë zonë mund ta
përshkruajmë si zona virtuale apo zona shpirtërore, si fusha e mundësive, si
zona e inteligjencës universale. Këtu lindin informacioni dhe energjia nga një
det i gjerë i mundësive. Fusha elementare e ekzistencës është jomateriale. Ajo
është potencialitet i pastër. Zona virtuale e ekzistencës funksionon jashtë
hapësirës dhe kohës. Në këtë zonë, koha dhe hapësira nuk ekzistojnë.
Inteligjenca e fushës shpirtërore kujdeset për atë që energjia të grupohet në
njësi, të cilat janë të njohura për ne. Ajo i bashkon grimcat kuantike në
atome, atomet në molekula, molekulat në strukturë. Ajo është forca më e madhe
që qëndron brenda dhe jashtë çdo gjëje. Për shembull gjatë leximit të kësaj
faqeje janë sytë e juaj ata që e shohin shkrimin, truri juaj e bënë përkthimin
e këtij shkrimi në simbole, në shkronja dhe fjalë dhe përpiqet ta gjejë një
domethënie për këtë. Tani ndoshta e pyesni veten se kush është ai (ajo) që e
mundëson leximin? Çfarë vetëdije fshihet pas mendimeve të mia?
Ndaluni për një çast e
mendoni. Sytë e juaj e shohin shkrimin. Truri e bënë përkthimin dhe analizat.
Megjithatë, kush na e mundëson leximin?
Pas pak me siguri se do ta keni të qartë se brenda jush jeton edhe një
forcë tjetër e cila na e mundëson përjetimin. Kjo forcë është shpirti apo
inteligjenca universale e cila i bënë përjetimet e veta në zonën virtuale. Ashtu si informacioni dhe energjia
që e krijojnë botën fizike, ashtu e krijon dhe e orkestron zona virtuale
aktivitetin e informacionit dhe energjisë. Nëse ne arrijmë të lidhim kontakt me
zonën virtuale, atëherë koha dhe hapësira do ta humbasin domethënien e tyre për
ne. Nëse p.sh., unë dhe ju, ndodhemi në një lokal të mbyllur dhe bisedojmë,
atëherë ju do ta perceptoni zërin tim krejt ndryshe nga ajo sikur ne të
ndodheshim diku në rrugë. Nëse unë do të jem në një largësi diku rreth 50
metra, atëherë ju vështirë se do ta dëgjoni zërin tim qartë. E në largësi edhe
më të mëdha ju as që do të mund të më dëgjonit. Por, nëse ne ndodhemi ne zonën
virtuale (shpirtërore), atëherë ju do të më dëgjonit mua pa marr parasysh se në
çfarë largësie unë do të jem, në cilën pjesë të rrugës jam, sa kilometra jam
larg juve, apo se ne cilin kontinent ndodhem. Në zonën virtuale ne nuk kemi
nevojë për kohë që ta kalojmë një pjesë të rrugës. Në këtë zonë ndodhë gjithçka
përnjëherë. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë në një pikë.
Inteligjenca
universale ndodhet kudo rreth nesh dhe është në gjendje që në shumë vende të
ndryshme të krijojë rezultate të ndryshme përnjëherë. Gjithçka që ekziston kontrollohet
dhe sinkronizohet nga kjo inteligjencë dhe asgjë nuk ndodhë pa ndonjë arsye.
Gjithçka e ka planin dhe qëllimin e vet. Nëse ne mësohemi ta jetojmë jetën në
përputhshmëri me sinjalet që na i dërgon kjo inteligjencë atëherë do të jemi të
bindur se ne mundë të krijojmë mrekulli.
0 σχόλια:
Post a Comment