HËNA PLAKET
Ata që i vunë re “rrudhat”
e para të Hënës ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” në fillim të viteve 1970, por në atë kohë shkencëtarët nuk u dhanë shumë rëndësi atyre
shenjave. Një nga arsyet ishte se vëzhgimet e tyre u kufizuan vetëm në një të
pestën e sipërfaqes...
Ashtu si njeriu edhe Hëna plaket, zvogëlohet . Edhe pse të padukshme për
syrin tonë, me kalimin e viteve shenjat e para të plakjes kanë filluar të duken
qartασι. Sipas shkencëtarëve, kjo është një nga
arsyet që ajo humbet shpesh nga sytë tanë. Për të parë ngushtimin e rrezes së
saj,nevojitej një mision i NASA-s. Një mision i
studiuar mirë për të mbledhur çdo detaj të përmasave të një metri mbi
sipërfaqen e satelitit. Aparaturat në bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter”
kanë vënë re se ngushtimi i rrezes prodhon një efekt dytësor mbi sipërfaqe ε asajh.
Shkarjet nga të cilat
përbëhet sipërfaqja e Hënës gjendjen shumë pranë njëra-tjetrës, fillojnë të
shtyjnë dhe krijojnë kështu disa të ngritura që të sjellin ndërmend pamjet e
murit të madh kinez të marra nga satelitët tonë artificialë.
Ato që i vunë re
“rrudhat” e para të Hënës ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” në fillim të
viteve ‘70, por në atë kohë shkencëtarët nuk u dhanë shumë rëndësi atyre
shenjave. Një nga arsyet ishte se vëzhgimet e tyre u kufizuan vetëm në një të
pestën e sipërfaqes, pra pranë Ekuatorit.
Tani sonda e NASA-s ka
zbuluar edhe 14 “gunga” të tjera të gjata disa dhjetëra kilometra dhe të larta
njëqind metra të shpërndara përgjatë gjithë sipërfaqes së satelitit. “Janë
efekt i ftohjes së bërthamës së Hënës dhe këto shenja kanë filluar të shfaqen
kohët e fundit”, shpjegon Thomas Watters, shkencëtari i “Smithsonian
Institution”, i cili së bashku me disa kolegë ka kryer studimin, që e ka
publikuar më pas në revistën “Science”.
Kur përdor fjalën
“janë të freskëta”, Watters nuk arrin të përcaktojë me saktësi datën e shfaqjes
së rrudhave të para “në fytyrën” e Hënës. Megjithatë, ai nuk heziton të thotë
se kjo gjë ka ndodhur para një milion vitesh (rreth një të pestën e moshës së
satelitit), epokë kur ftohja e vazhdueshme e bërthamës së Hënës ndaloi të
gjitha aktivitetet vullkanike.
Prej atij momenti, vetëm
përplasja me meteorët e ka ndryshuar pamjen e jashtme të Hënës. Fakti që
relievet janë bërë të dukshme për sytë e sondës së NASA-s me gunga të mprehta e
të thepisura, si edhe fakti që nuk ka asnjë shenjë përplasjeje me trupa të
tjerë qiellorë, i ka shtyrë shkencëtarët t’i quajnë rrudhat si shumë “të
freskëta”.
Kalimi nga një fazë e lëngshme dhe e valuar
në një ftohje të vazhdueshme, gjë që ka sjellë edhe zvogëlimin e përmasave, nuk
është një fenomen i cili ndodh vetëm në satelitin tonë. Edhe Marsi e Mërkuri e
kanë sipërfaqen me valëzime, njësoj si ato që janë zbuluar së fundmi nga sonda
“Lro” në Hënë, por me një ndryshim, që janë pak më të larta: arrijnë deri në
një kilometër lartësi.
Mbi njërën nga këto
kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe një Hëne që vazhdon të plaket, u
ngjitën edhe dy astronautë të “Apollo 17”, Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt.
Ishte viti 1972, kur u krye edhe vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur.
Që nga ajo kohë, përveç tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hëna po largohet nga ne
me një ritëm prej 4 centimetrash në vit.
0 σχόλια:
Post a Comment