duhanidhe pasojat per shendetin |
DUHANI, PASOJAT PËR JETËN
Çdo 5 sekonda shuhet
një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Në fillim të viteve të 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe sipas
WHO-së (World Health Organisation) në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10
milionë njerëz nga dëmet e duhanit. konsumi i duhanit është te një numër i madh
sëmundjesh faktori numër një etiologjik (kanceri i bronkeve) ose faktor i
rrezikshëm përkrah faktorëve të tjerë (infarkti i zemrës)...
Helmimi kronik me duhan çon në mbylljen
e enëve të gjakut, sëmundje të zemrës, ngërçë në bark dhe zorrë. Sipas
ICD-10-Kodit definohet varësija prej duhanit dhe nikotinës si sëmundje më vete
d.m.th. “ajo është sëmundje e cila ka nevojë për mjekim”.
Lista e sëmundjeve që
vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga
sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt,
laringjit kronik), të sistemit kardiovaskular (infarktit në zemër, pika në tru,
arteriosklerozë), atyre të sistemit të organeve të tretjes (kancere në buzë,
gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek
ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i
mitrës), për ta kryer këtë listë te komplikimet në shtatzani (lindja e
foshnjave me peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark).
Sikur të mos pihej duhani në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga
kanceri.
Duhanpirdit dhe
joduhanpirsit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj duhanit. Te duhanxhinjtë e
rastit vjen te simptome të ndryshme siç janë: ndjenjë vjelljeje, kollitje,
djersitje, marramendje, ngërçe të zorreve dhe barkqitje. Duhanxhinjtë e
rregullt thonë se pas pirjes së duhanit janë më të çlodhur, të vëmendshëm dhe
se kanë më pak uri.
Çka duhet të dini për
nikotinën?
Nikotina, një alkaloid
i bimës Nikotiana tabakum, është emëruar për nderë të Jean Nicot de Villemain
(1530-1600) pasi ai e solli atë në Francë. Nikotina ndikon në tru në sasi të
vogla si nxitëse dhe gjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe bllokon dhe në
sasi shumë të larta ka pasoja për jetën. Një cigare përmaban 6 deri më 15
miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është 1 mg për 1 kg peshë
trupore, kjo sasi gjendet në 3 deri në 5 cigare.
Si ndikon nikotina?
Nikotina është drogë,
e cila pas marrjes së rregullt të bënë me ves dhe të varur prej saj.
Duhanxhinjtë e pijnë duhanin për shkak të nikotinës. Sasia e marrë e nikotinës
varet nga cilësia e cigares, prej thellësisë së thithjes së tymit, se sa herë
thithet cigarja dhe sa cigare pihen. Kryesisht 10% e nikotinës që përmban
cigarja thithet dhe përmes mushkërive e gjakut arrin në tru. Mbrenda 10
minutash arrihet koncentrimi maksimal i saj në gjak. Nikotina stimulon
receptorët në tru që kanë të bëjnë me vëmendjen dhe lëvizjet. Vetëm nikotina
është përgjegjëse për varësinë nga duhani.
Por duhet theksuar se
shkaktari i kancereve dhe i dëmeve të tjera të shëndetit nuk është nikotina por
janë mbi 4000 substaca që thithen përmes tymit të cigareve. Tymi i cigareve,
një përzirje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegjes përkrah nikotinës çliron
edhe materje organike (alkane, alkohole, ketone, ester, etj.), monoksidin e
karboni, okside të azotit (NO, NO2), materje kancerogjene (benzopyrene,
nitrozamine), metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium). Tymi i cigareve
përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të
caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme.
Me rreth 1/3 e rasteve të vdekjeve
paraqet kanceri i bronkeve vrasësin numër një te meshkujt. Në vitin 2000 ishin
vetëm në Austri 2600 meshkuj dhe 1000 femra të sëmurë nga kanceri i bronkeve.
Rreziku kryesor për këtë kancer është pirja e duhanit, 1 prej 10 duhanxhijve
vuan nga kanceri i bronkeve. Numri i të rijve austriak që pijnë duhanin është
duke u rritur qartë, 1/4 e femrave 15 vjeçare dhe 1/5 e meshkujve të moshës së
nj ëj të e pij në duhanin.
Thithja e duhanit
është një ndër arsyet kryesore për bronkitin kronik. Simptomat klinike dhe
vlerat e tjera të sëmundjes përmirësohen dukshëm nëse ndërprehet pirja e
duhanit.
Pirja e duhanit është
gjithashtu rreziku numër një i sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit
të gjakut. Rreziku për infarkt të zemrës varet prej numrit të cigareve në ditë
dhe prej pranisë së rreziqeve tjera si tensioni i lartë, kolesterina e rritur,
etj. Duhanxhinjtë që kanë tension të lartë janë 60-70 % më të rrezikuar nga
infarkti në raport me jo duhanxhinjtë që po ashtu kanë tension të lartë.
Për ndryshimet
patologjike gjatë pirjes së duhanit është përgjegjës para së gjithash monoksidi
i karbonit (CO). Ai thithet me tymin e cigareve, lidhet në rruzat e kuqe të
gjakut dhe kështu e largon oksigjenin nga lidhja me hemoglobinën. Në këtë
mënyrë sistemit të qarkullimit të gjakut i duhet që të punojë më shumë dhe e ka
më vështirë që ta plotësoj mungesën e oksigjenit.
Varësisht nga sasia e duhanit vjen, edhe deri në ndryshime të sistemit
të koagulimit të gjakut, ndryshime në trombocyte, ndryshime në metabolizmin e
yndyrave, rritja e kolesterinës së keqe (LDL) dhe zbritja e kolesterinës së
mirë (HDL).
Duhani dëmton j o vetëm duhanxhiun që e pinë atë, por ai dëmton edhe
njerzit përreth tij. Shkenca ka vërtetuar:
- Nëse gratë gjatë
shtatzanisë e pinë duhanin, fëmijët e tyre lindin me trakt të ngushtuar të
frymëmarrjes. Për arsye të funksionit të zvogluar të mushkërive këta fëmijë
janë më të rrezikuar për t’u sëmurë nga infeksione me virusë të ndryshëm;
- Fëmijët që në mënyrë
pasive i janë ekspozuar duhanit janë më të rrezikuar të vdesin nga vdekja e
befasishme e fëmijve “sudden death in infancy”;
- Personat që nëmënyrë
pasive i janë ekspozuar duhanit, vuajnë shpesh nga sëmundje të organeve të
frymëmarrjes (bronkiti obstruktiv, bronkioliti, ndezj a e mushkërive);
- Fëmijët që në mënyrë
pasive i janë ekspozuar duhanit kanë shpesh ndezje të veshit;
- -Te fëmij ët me
astmë duhani ndikon në paraqitj en më të shpeshtë të sulmeve astmatike, ata
kolliten më shpesh si dhe mushkëritë e tyre dëmtohen më shpejtë.
Përveç
asaj që duhani dëmton shëndetin tuaj ai dëmton edhe financat tuaja. Një
shembull: në vitin 1999 vetëm në Austri u janë shitur 15,6 miliardë cigare 2,3
milionë duhanxhijve. Me një çmim mesatar prej 3 euro austriakët kanë djegur 2,3
miliardë euro. Nëse e marrim një duhanxhi nga masa e përgjithshme: ky person ka
harxhuar për një vit 1060 euro, për 25 vjet 26500 euro.
Nëse të gjitha këto që përmendëm më
lartë janë arsye të mjaftueshme për të pushuar me duhanin ja dhe disa nga
mënyrat se si mund ta fitoni luftën kundër tij. Duhanxhijtë që duan të lirohen
nga kjo peshë ju ofrohen pikënisje të ndryshme me qëllim të njëjtë: i lirë pa
duhan. Parimi themelor për sukses të secilës prej këtyre metodave është dëshira
absolute që ky hap të ndërmirret. Ja dhe mënyrat dhe si ndikojnë ato:
- Substancat që
përmbajn nikotinë: fllasteri, sakëzi, inhalatori, tabletat dhe pompa për hundë.
Të gjitha këto substanca e kanë një të përbashkët, ato e japin nikotinën në
formë të pastër në gjak. Të gjitha këto preparate shiten në barnatore dhe
përveç pompës për hundë nuk kanë nevojë për recetë.
- Tableta kundër duhanit.
Ky është medikamenti i parë kundër duhanit i cili nuk përmban nikotinë.
Përparësija e këtij medikamenti ëshë se ky e lufton vesin aty ku ai edhe
zhvillohet, drejtë për drejtë në tru. Kjo terapi duhet që gjatë gjithë kohës të
kontrollohet nga mjeku.
- Terapia në grupë. Së
bashku me persona me problem të njëjtë nën kontrollin e një personi kompetent
analizohet vesi dhe kështu forcohet dëshira për ta ndërprerë duhanin.
- Hipnoza, akupunktura dhe seminaret kundër duhanit ndikojnë në mënyrë
të ngjashme si terapia në grupë.
Dhe së fundi vetëm
dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftën kundër duhanit.
0 σχόλια:
Post a Comment