Thursday, 6 November 2014

AIDS ËSHTË NJË SËMUNDJE SERIOZE

AIDS
AIDS ËSHTË NJË SËMUNDJE SERIOZE!
 Shkaktarë i AIDS-s është virusi i imunodeficiencës humane i cili i përket retrovirusëve. Ky virus është në gjendje te shkatërrojë qelizat e bardha.Kur të hyrnë virusi në organizëm, mbetet gjatë gjith jetës.
 Sindromi i imunodeiciencës së akuiruar është një çrregullim i ri dhe i komplikuar i sistemit mbrojtës të organizmit. Termi akuiruar do të thotë i fituar gjatë jetës, e jo i trashëguar...

            AIDS godet strukturat më të përsosura të imunitetit, duke e bërë individin të ndjeshëm ndaj mikrorganizmave me të cilat më parë ka jetuar në harmoni relative. Këto të ashtuquajtura infeksione oportune në rrethana normale nuk paraqiten te njerëzit e shëndosh.
            Shkaktarë i AIDS-s është virusi  HIV i cili i përket retrovirusëve. Ky virus është në gjendje te shkatërrojë qelizat e bardha, specifike të quajtura T-limfocite . Me të hyrë virusi në organizëm, mbetet gjatë tërë jetës. Organizmi reagon ndaj invadimit të virusit të AIDS-s nëpërmjet të prodhimit të antitrupave specifike ndaj virusit (HIV antitrupat). Fatkeqësisht, antitrupat duket se nuk e bëjnë neutralizimin e virusit në mënyrë të zakonshme, kështu që individi mund të jetë infeksioz për të tjerët.
            Periudha  nga momenti i depërtimit të virusit në organizëm deri në momentin e manifestimit klinik të sëmundjes zgjat nga 6 muaj deri në 6 vjet e më tepër, mesatarisht 28 muaj.
            Individët që janë të infektuar me HIV, klasifikohen në:
            -virusvbartës asimptomikë pa shenja të imunosuprimimit;
            -limfadenopatia perzistente e gjeneralizuar (PGL) - me gjëndra të rritura limfatike (limfadenopati) nën sqetulla, qafë, gilcë;
            -kompleks i shoqëruar me AIDS (AIDS related complex - ARC)- simptomatik me plogështi, temperaturë të ngritur, djersitje gjatë natës, humbje peshe, diarre e zgjatur pa shkaktar të identifikuar dhe shpeshherë me dobësi të sistemit imunologjik;
            -sëmundja e shfaqur plotësisht (AIDS) - simptomatike me infeksione për jetë oportune dhe sarcoma Kaposi.
 Kush është i rrezikuar na AIDS?
            Kategoritë më të rrezikuara nga AIDS janë: meshkujt homoseksualë ose biseksualë, narkomanët që shërbehen me gjilpëra të përbashkëta, hemofilikët të cilët kanë marrë produkte të infektuara të gjakut, pacientët që kanë marrë transfuzione të gjakut të infektuar me HIV, partnerët heteroseksual të pacientëve me AIDS ose të atyre të infektuar me HIV, fëmijët  e prindërve të sëmurë nga AIDS.
 Si bartet virusi i AIDS-s?
            HIV është i izoluar në gjak, në spermë, në sekrecione vaginale, në lëngun truposhpinor, në pështymë, në urinë, në lot dhe në qumësht. Eksponimi ndaj cilitdo nga këto dy lëngje të trupit, nëse janë të kontaminuara, paraqet rrezik. Nuk ka të dhëna për mundësinë e përhapjes së virusit të AIDS-s përmes kontakteve të rëndomta shoqërore ose përmes përshëndetjeve. Virusi nuk mund të merret me prekjen e gjësendeve të përdorura nga personat e infektuar. HIV është një virus fragjil dhe nuk mund të përballojë nxehtësinë. Temperatura prej 600 e mbyt virusin.
            Shumë mjete dezinfektuese e asgjësojnë virusin. Virusi i AIDS-s bartet: përmes kontaktit seksual, homoseksual dhe heteroseksual, përmes mënyrës paraenterale me gjak ose produkte gjaku të infektuara, përmes shiringave dhe gjilpërave të përbashkëta nga ana e abuzuesve të medikamenteve intravenoze, si dhe përmes bartjes transplacetare dhe perinatale nga nëna në fëmijë.
 Si trajtohet AIDS?
            Trajtimi i AIDS-s paraqet një sfidë. Deri më tani,nuk ka shërim nga AIDS, por vetëm ekzistojnë medikamente për trajtimin e komplikimeve të sëmundjes dhe disa medikamente antiretrovirale .
            Nga këtu, imponohet parandalimi i AIDS-s, si mënyra e vetme efikase në luftë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
            Mënyrat e parandalimit janë:
            -parandalimi i transmetimit seksual bazohet në përdorimin e prezervativit;
            -parandalimi i transmetimit me anën e  gjakut bazohet në depistimin sistematik të donatorëve të gjakut apo të organeve për transplantim;
            -transmetimi nëpërmjet shiringave dhe gjilpërave sterile për një përdorim;

            -transmetimi nënë-fetus parandalohet duke mos lejuar shtatzëninë (me anën e kontraceptivëve te gratë seropozitive) ose duke e ndërprerë gravidancën te gratë e infektuar me HIV.
Share:

0 σχόλια:

Post a Comment

Powered By facebook.com

syri3. Powered by Blogger.

Categories

SHKENCA MISTIKA FILOZOFI HISTORI MEDITIME RELIGJONE fizika gastronomia KRISTIAN PARAPSIKOLOGJIA Universi gjenetika ushqime ushqime te shendeteshme ushqime-bio EZOTERIZEM Egjipt Enigma HËNA MENDJA MIRQENIEN MENDORE RACA NJERËZORE SKENDERBEU TOKA TRURI energjia forca e trurit galaktikat ideologjia krishterimi makrobiotika misteri shkenctaret shëndet syri-trete syritrete Ajnshtajn Anikunit Atomet BIMËT NË SHËRBIM TË NJERIUT Bota Islame EZOTERIK Egjiptit të lashtë Elektronet FITOTERAPIA FLIJIMI Flijimi i virgjëreshave Fshati që u zhduk Gjergj Kastrioti HIEROGLIFET Jeta KALENDAR KASTRIOTET KULTURË SHQIPTARE Karbohidratet Kodi i Da Vinçit Lashtësia Luleshurdha Mjedise OKULTE OKULTIZMI PAGAN PSIKOLOGJIA Prejardhja e kalendarit Proteina RA SHQIPERIA STONHENXHIT Tokën Trashëgimia e Stonhenxhit Tutankamunit Varri i Neferitit Vitaminat Yndyra aids albert-ajnshtajni ari bigbengu bime dashuri demaskimit të tradhtisë dimesione dimesioni 4 dimesioni11 egjiptologji elektrodinamik element element-kimik emocional feja feja e ilireve feja islame ne shqiperi feja katolike feja ne shqiperi feja ortodokse historia e zhvillimit i trurit kanada mister kanceri klonimi klonimi i njeriut klonimi kafsheve klonimi ne bote koha kuantike lindja e universit magjia mason mbretëresha egjiptiane metale mineralet mitologji mjalti mjeksia natyra ndryshimi mendore neferiti ormus papati perdorimi-i-mjaltit platini produkte prometeik relativiteti semundje shikimi mendore substanca syri3 teknologji templar teorit-fizike univers paralel ushqime me proteina ushqyerit vdekja vetit-ushqyese

Labels